deklaratat e arben ahmetajt per smart city vangjeli indicie per spak qe te nise hetim penal 69656997556c0

Deklaratat e Arben Ahmetajt për ‘Smart City’, Vangjeli: Indicie për SPAK që të nisë hetim penal

January 12, 2026
min lexim

Denoncimet e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj kanë marrë një dimension të ri pas zbardhjes së emrit të një anëtari të kabinetit qeveritar, si personi kyç i përfshirë në aferën e shumëpërfolur “Smart City”.

Gjatë një debati publik, u bë e ditur se ministri i Brendshëm, Taulant Balla, është figura politike që Ahmetaj nuk e përmendi me emër, por për të cilin la indicie të qarta gjatë dëshmive të tij.

Ky zhvillim hedh dritë mbi një betejë të ashpër për kontroll dhe përfitime brenda qarqeve më të larta të pushtetit.

Kredibiliteti i dëshmive të Ahmetajt është rritur ndjeshëm, pasi tre rrëfimet e tij të para janë verifikuar tashmë në praktikë.

Kjo e bën më të vështirë që akuzat e tij të fundit të hidhen poshtë si revansh personal apo si një manovër për të fituar azil politik në Zvicër.

Për një pjesë të madhe të denoncimeve të tij, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetime, disa prej të cilave kanë avancuar ndjeshëm.

Në qendër të akuzave të fundit qëndron projekti “Smart City”. Sipas analizës, kjo nuk është thjesht një aferë me prapavijë financiare apo procedurale të dyshimtë, por një mekanizëm i mundshëm për mbikëqyrje masive të qytetarëve.

Projekti krijon një dyshim të thellë mbi raportin delikat mes nevojës publike dhe të drejtës për privatësi, duke ngritur frikë serioze për cenimin e lirive individuale.

Përplasja për këtë projekt mendohet se ka nisur gjatë një vizite në Abu Dabi, ku ka qenë i pranishëm ministri Balla së bashku me zyrtarë të tjerë si Ergys Agasi.

Konflikti lindi mbi çështjen se kush do të menaxhonte këtë projekt fitimprurës, ku vetëm një kamer sigurie thuhet se kushton 52,000 euro dhe ka kapacitetin të monitorojë lëvizjet e çdo individi.

Sipas diskutimit, gara nuk ishte vetëm se “kush të vidhte më shumë”, por edhe se kush do të kishte në dorë kontrollin mbi jetën e qytetarëve shqiptarë.

Tundimi për të kontrolluar, veçanërisht për ata me jetëgjatësi në pushtet, shihet si një mjet për të siguruar vazhdimësinë e pushtetit.

Në këto kushte, denoncimet e Ahmetajt konsiderohen si “lëndë e parë” dhe indicie të mjaftueshme e të domosdoshme për nisjen e një hetimi penal nga ana e SPAK.

Pavarësisht heshtjes nga media dhe indiferencës së politikës, presioni mbi organin e akuzës rritet për të zbardhur plotësisht këtë aferë dhe për të vënë përpara përgjegjësisë të gjithë personat e përfshirë.

Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në një emision televiuziv, theksoi: “Deklarata e Ahmetajt ishte tronditëse për një arsye të thjeshtë, sepse ai vinte në këtë lloj rrëfimi me garancinë e atyre që ishin verifikuar në tre rrëfimet e tij të mëparshme.

Pra, në qoftë se deri më parë mund të thuhej që ajo çka thotë ai është qoftë edhe rezultati i revanshit, qoftë edhe rezultati i hakmarrjes, qoftë edhe tentativa e tij, për të siguruar statusin e tij personal në kërkim të azilit politik në Zvicër. Pra, kishte një mori elementësh që mund ta, mund ta zbehnin atë që thoshte.

Pavarësisht se ky e ndërtoi rrëfimin e tij shkallë-shkallë dhe në formën e një piramide, vërtetimi dhe verifikimi në praktikë i atyre çka ka thënë në tre herët e para e bën më të besueshëm dhe në të katërtën.

Aq më tepër që për një pjesë të madhe të denoncimeve të tij, tashmë ka dhe hetime në SPAK.

Disa prej tyre edhe kanë shkuar shumë larg dhe shumë përtej. Nuk jam në gjendje të them, është SPAK-u apo Ahmetaj në denoncimet e tij më përpara, por në të gjitha rrethanat, ajo çka Ahmetaj ka thënë është padyshim lëndë e parë, jo për median, pra, që hesht, jo për politikën, e cila i shkon anash indiferente, po për SPAK-un që do të duhej të merrte shënim, patjetër që ekziston.

SPAK-u ka, ose më saktë organi i prokurorisë, organi i akuzës, mund të nisë çështje edhe kryesisht mbi bazën e indicieve dhe sado që të tentohet të anashkalohet ajo çka tha Ahmetaj, secila prej atyre çka ai tha, shërbejnë si indicie jo vetëm të mjaftueshme, por dhe të domosdoshme për të nisur një hetim penal.

Janë historitë më të rëndësishme që ai denoncoi. Smart City, i cili përveçse një aferë e cila duket e çuditshme nga pikëpamja financiare apo proceduriale, krijon së paku krijon dyshim të madh mbi raportin mes asaj që është nevojë publike dhe e drejtë private.

Ruajtja e lirisë dhe jetës private të çdo individi. Mund të ketë shumë arsye për frikë, për frikë serioze, që jeta e secilit…

Tundimi për të kontrolluar është i jashtëzakonshëm. Çdokush, çdokush, sidomos me jetëgjatësi në pushtet, e lidh jetëgjatësinë e mëtejshme në pushtet mbi bazën e kontrollit”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bdi zgjodhi kryetaret e degeve ne kater komuna 69655d1084839
Lajmi i mëparshëm

BDI zgjodhi kryetarët e degëve në katër komuna

tare qeteson tifozet menjan deshiron te qendroje te milani 696569f54a201
Lajmi i radhës

Tare qetëson tifozët: Menjan dëshiron të qëndrojë te Milani

Të fundit nga

ShkoLartë