deklarata skandaloze e daciqit me 2020 ctu bejme serbeve qe tregojne ku jane varrosur shqiptaret ne serbi 6a6fbb52e8794

​Deklarata skandaloze e Daçiqit më 2020: Ç’t’u bëjmë serbëve që tregojnë ku janë varrosur shqiptarët në Serbi

August 2, 2026
1 minut lexim

Në një paraqitje publike në vitin 2020, Daçiq kishte sulmuar serbët që bashkëpunonin në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur shqiptarë, duke deklaruar:

“Lërini ju amerikanët, gjermanët, turqit dhe të gjithë të tjerët. Çfarë të bëjmë ne me serbët? Me ata që u tregojnë shqiptarëve dhe kroatëve, flasin lloj-lloj marrëzish dhe u tregojnë se ku janë varrosur shqiptarët nëpër Serbi.”

Deklarata po rikthehet në fokus në kohën kur autoritetet në Kosovë kanë bërë të ditur se në lokacionet e Zubin Potokut, Kalludrës dhe Jabukës janë identifikuar varreza masive, në kuadër të përpjekjeve për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë.

Daçiq me këto fjalë sulmoi ata që ndihmojnë në zbulimin e vendeve ku janë fshehur trupat e viktimave shqiptare, ndërsa zbulimet e fundit kanë rikthyer debatin mbi përgjegjësinë e institucioneve serbe për fshehjen e varrezave masive dhe nevojën për bashkëpunim në zbardhjen e së vërtetës.

Në Kosovë vazhdon të kërkohet që Serbia të hapë arkivat dhe të ofrojë informacion për vendndodhjen e të gjithë personave të zhdukur me forcë gjatë luftës, ndërsa zbulimi i çdo lokacioni të ri konsiderohet një hap drejt zbardhjes së fatit të viktimave dhe vënies së drejtësisë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjyshi 78 vjecar sulmoi fizikisht mbesen e mitur 6a6fa4cccb1c2
Lajmi i mëparshëm

Gjyshi 78-vjeçar sulmoi fizikisht mbesën e mitur

rama jep doreheqjen mbyllet protesta e 64 kunder qeverise thirrje masive per largimin e kryeministrit qytetaret marshim dhe pankarta ironizuese neser me shume 6a6fbbd0514f7
Lajmi i radhës

“Rama jep dorëheqjen”- Mbyllet protesta e 64 kundër qeverisë! Thirrje masive për largimin e kryeministrit, qytetarët marshim dhe pankarta ironizuese: Nesër më shumë

Të fundit nga

ShkoLartë