Deklarata shokuese: Belen Rodriguez është transgjinore

min lexim

“Belen nuk mund të ketë fëmijë, ajo ka lindur burrë. Më vodhën vezoret”, ka deklaruar një moldave 29-vjeçare, e cila pretendon se është nëna biologjike e Luna Marì, vajzës së vogël të prezantueses me ish të dashurin Antonino Spinalbese, e cila lindi në vitin 2021.

Tatiana Sova akuzon për krimin e dyshuar kirurgët plastikë të spitalit Borgotrento në Verona.

Sipas saj, gjatë një operacioni që kërkonte anestezi, mjekët, emrat dhe mbiemrat të cilat ajo i publikoi, i morën vezoret në mënyrë të paligjshme dhe pa pëlqimin e saj.

29-vjeçarja moldave deklaroi se vezoret e saj u përdorën nga Belen Rodriguez dhe Antonino për të ngjizur vogëlushen Luna Marì, duke shtuar se prezantuesja argjentinase është transgjinore.

“Belen është burrë, nuk ka lindur grua, nuk ka mitër dhe vezore”, thotë Tatiana Sova, emri i së cilës në TikTok është Tatiana922new.

“Luna Marì nuk ngjan aspak me Belen. Ajo ka lëkurë si unë, të njëjtat sy të akullt, flokë bionde, të njëjtën pamje. Të dyja kemi nishan të ngjashëm në kokë”, shtoi ajo duke kërkuar të bëhet testi i ADN-së.

“E dinit që përdorimi i një nëne surrogate dhe vezoreve të vjedhura është krim. Ju po ma mbani në mënyrë të paligjshme vajzën time dhe nuk doni të ma ktheni, e shfrytëzoni që kur ka lindur për të punuar në rrjetet sociale. Ajo të mban, të jep shikueshmëri dhe famë”, përfundon Sova.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Teleksopi James Webb fotografon unazat unike rreth dy yjeve

Story i radhës

Shaban Tërstena dhe Ajet Shosholli, kur takohen emrat e mëdhenj të sportit shqiptar…

Të fundit nga