Deklarata për gjuhen shqipe në Maqedoni të Veriut/ Bytyçi tregon pse Kurti nuk iu shmang debatit

November 20, 2024
min lexim

Dje në Prishtinë u mblodhën dy qeveritë e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe së bashku me homologun e tij, në fund të mbledhjes dhanë një konferencë për shtyp.

Në këtë paraqitje Kurti foli edhe për statusin e gjuhës shqipe në vendin fqinjë, ku tha se “beson që gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut do të japë një vendim të drejtë”, sa i përket statusit të gjuhës shqipe, pasi sipas tij, gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk është gjuhë zyrtare.

Për këtë deklaratë të zotit Kurti reaguan opozita shqiptare e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Kosovës.

E lidhur me këtë, për gazetën “Bota sot” ka folur profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, doktor Enver Bytyçi.

Për këtë reaguan me shumë cinizëm analistë dhe analiste të Kosovës. Sikur kryeministri i Kosovës tha se “Duhet të shkëmbejmë territoret me Maqedoninë e Veriut”! Se ra fjala për shkëmbimin e territoreve. Këta banditë të fjalës kurrë nuk u bënë merak për deklaratat dhe përpjekjet e lidershipit të Partisë Demokratike të Kosovës për ndarjen e Kosovës dhe ndryshimin e kufijive. Sikur të ngrinin vetëm një pjesë të këtij zëri kundër ndarjes së Kosovës, siç po kritikojnë prej shumë orësh Kurtin për një konstatim, nuk do të kishte ndodhur ajo që ndodhi në vitet 2017-2020 me kufijtë e Kosovës”, shprehet Bytyçi.

Image

Enver Bytyçi

Por a ishte e duhur deklarata e kryeministrit Kurti?

Mendoj se nga pikëpamja e së vërtetës, Kurti nuk iu shmang asaj. Nga ana diplomatike, ai mund të evitonte një debat të tillë të kotë dhe të fliste më me maturi. E vërteta është se ligji për përdorimin e gjuhëve në Maqedoninë e Veriut ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese të këtij vendi. Pse? Sepse presidenti i Ali Ahmetit nuk e ka firmosur atë ligj. Pra presidenti i vendit nuk e ka firmosur. Me siguri që mosfirmosja do të thoshte miratim. Megjithatë nuk e di nëse ka ndonjë klauzolë ligjore për ta dërguar në Gjykatë Kushtetuese. Mediet kanë shkruar se ky është shkaku i dërgimit në gjykatë”, thekosn Bytyçi, sipas të cilit, e vërteta është se pala maqedonase nuk dëshiron që gjuha shqipe të jetë gjuhë zyrtare në Maqedoni.

Të gjitha palët, edhe socialdemokratët, edhe VMNRO. Mickovski tha për zevendësin e tij se “Kishte shumë dëshirë të vinte në Prishtinë”, duke lënë të kuptonte se ai e do Kosovën. Por ne e dimë se zv i Mickoskit e do Kosovën si Kosovo-Metohi dhe pjesë të Serbisë. Dhe kjo tregon jo pak. Nuk ka dyshim në këtë politikë nën rrogoz kundër Kosovës nga ana e shumë prej politikanëve maqedonas. Ndryshe presidenti do ta kishte firmosur ligjin e përdorimin e gjuhëve. Instikti anti-shqiptar e ka frenuar atë të hedhë firmën. Ndërkaq ligji ka shkruar përdorimin e gjuhës shqipe, por vetëm në territoret ku shqiptarët përbëjnë mbi 20 përqind të popullsisë. Ligji është shkruar kësisoj, por nuk parashikon ndëshkime për ata që nuk e zbatojnë këtë ligj. Dhe për të gjitha këto nuk është përgjegjës as Albin Kurti e as Arben Taravari”, deklaron Bytyçi.

“I pikëlluar u shfaq për deklaratën e Kurtit edhe Zejadin Sela. Unë do të thosha se Zela dhe BDI duhet të heshtin, të paktën të mos flasin. Ata u sollën si adoleshentë në politikë dhe nuk i bënë punët të sakta dhe si duhet. Nuk kërkuan asnjëherë që gjuha shqipe të jetë zyrtare në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut. Dhe kishin mundësi që të përdornin si argument modelin e Kosovës, ku gjuha serbe, edhe pse ata përbëjnë 5 përqind e jo mbi 30 përqind si në Maqedoni, është gjuhë zyrtare në të gjithë territorin, edhe në ato komuna ku nuk jeton asnjë serb. Nuk e bënë dhe sot u kapën pas një deklarate të kryeministrit të Kosovës. Ndërkohë opozita e PDK-së në Kosovë po bën fushatë elektorale. Fatkeqësisht këtë fushatë po e bën me dietat e delegacioneve. Më kujtohet se si u morën me njëmijë euro që delegacioni i presidentes së Kosovës kishte harxhuar gjatë vizitës së saj në Tiranë. Deri këtu e kanë lëshuar opozitarizmin”, shpjegon Bytyçi.

Sipas tij, Kurti po kritikohet nga ata që punuan për ndarjen e Kosovës dhe e quan Kosovën në dështime të mëdha.

Pastaj flasin politikanë që punuan e lobuan për ndarjen e Kosovës dhe thonë se kryeministri Kurti ka dështuar në dialogun në Kosovës, kur të gjithë e dimë se dështuan Borrell dhe Lajçak, të cilët mbështetën Beogradin kundër Kosovës. Thonë se “Kurti i prishi marrëdhëniet me Shqipërinë”, kur dihet se ishte dhe është kryeministri i Shqipërisë ai që vendosi i pari sanksione kundër Kosovës në fund të qershorit 2023, kur anuloi mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive. Duket sikur i thonë Kurtit dhe Osmanit “bëni siç bëmë ne para jush, bini dakord me kërkesat e Serbisë për territore të Kosovës dhe atëherë ne do t’ju konsiderojmë se jenë i suksesshëm në bisedimet me Serbinë”!”.

Sot ata u morën me deklaratën e zotit Kurtit për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut. Narrativa është që ta paraqesin atë “antikombëtar”! Por një vëzhgues i vëmendshëm dallon faktin se “tradhtarët” sulmojnë patriotët me akuza për tradhti. Kjo ndodh edhe në Shqipëri nga kreu i mazhorancës. Është problem kur kompleksohen ata që kanë bërë veprime e sjellje antikombëtare. Ata bëhen të rrezikshëm në kritikat e tyre, bëhen nihilistë të thekshëm dhe kjo polarizon shoqërinë. Por Kosova ka një elektorat dhe popull të pjekur politikisht. Kësisoj unë besoj se qytetarët e Kosovës e ndajnë vetë propagandën nga e vërteta!”, përfundon profesor, doktor Enver Bytyçi.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vrau me thikë 14-vjeçarin Martin Cani, autori ende nuk është marrë në pyetje! Të miturit i komunikohet masa e arrestit në burg në ambientet e spitalit privat

Story i radhës

Rruga e paasfaltuar, banorët e Krushës së Madhe të Rahovecit kërkojnë zgjidhje

Të fundit nga

ShkoLartë