Ka kohë që është në Zvicër, ka krijuar një frymë të kulturës zvicerane dhe ai është ish volejbollisti i mirënjohur, Bujar Dervishaj, aktualisht trajner në Zvicër.
Deklarata e tij në vitin që sapo e lamë pas, ka tronditur një pjesë të komunitetit të volejbollit të Kosovës.
Dervishaj ka kohë që është duke punuar në mbledhjen e votave, për të marrë pozitën e presidentit të Federatës së Volejbollit të Kosovës dhe sipas tij, t’ia kthejë dinjitetin dhe ta dërgojë nw nivelet e merituara këwtw sport.
Dervishaj veç ka shpallur kandidaturën për president të federatës.
“Çdo person i cili është marr dhe merret me volejbollin duhet të ketë hapësirën e vet dhe jo i gjithë Komuniteti i volejbollit të udhëhiqet nga 2 apo 3 persona…
Me pyete se çka ju mungon? Ju mungon sipas mendimit tim një filozofi e trajnimit sa me e thjeshtë dhe e lehtë të shpjegohet dhe trajnohet tek shkollat dhe ekipet.
Ndërsa kush është fajtor unë nuk e di por mendoj se çdo Federatë, Shkollë apo Ekip të ketë më shumë kuadro dhe njerëz e jo të udhëhiqen nga një person (one man show thonë anglezet) dhe trajneri të kryen punën vetëm si trajner e jo t’i ketë dy a tri punë apo biznese.
Dhe me duhet fatkeqësisht ta ceki se mentaliteti sportiv është thjesht i keq sepse mungon modestia dhe çka është më qesharakja ata edhe vetveten e emërojnë si baba apo babëgjyshi i volejbollit, ndërsa kur te dalin jashtë Kosove e shohin realitetin se ende janë bebe të vogla”, kështu ka deklaruar Dervishaj. Kjo ishte deklarata e vitit në komunitetin e volejbollit.