deklarata e rames per belerin vasili drejtesia e rrufeshme ndaj kryebashkiakut dhe breshka per inceneratoret drejtesi me regji 64dc9f779beda

Deklarata e Ramës për Belerin, Vasili: Drejtësia e rrufeshme ndaj kryebashkiakut dhe breshka për inceneratorët, drejtësi me regji

August 16, 2023
1 minut lexim

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama sa i takon protestës për çështjen Beleri që u mbajt dy ditë më parë në Himarë.

Në një reagim në ‘Facebook’ Vasili theksoi se drejtësia e rrufeshme ndaj Belerit dhe breshkë për inceneratorët është drejtësi me regji.

REAGIMI I VASILIT

Drejtesia e rrufeshme ndaj Belerit dhe breshkë per inceneratoret eshte drejtesi me regji!

Kur Edi Rama flet per drejtesine dhe zbatimin e ligjit per Belerin e Himares te gjithe qeshin hidhur dhe vene duart ne koke.

Për cilën drejtësi është fjala, çfarë pamje ka ajo, ç’raport me ligjin ka ndërtuar?

Drejtësia për fat të keq të shqiptarëve ka pamjen një fasade të pikturuar me bojërat e qeverisë.

Drejtësia ka formën e një megafoni te propagandës politike dhe mediatike te qeverise ku pa u stepur perdor edhe tezat e qeverise ne komunikimin publik.

Drejtesia raportin nuk e nderton me ligjin , por me interesin e dites te qeverise dhe pandeshkueshmerise se korrupsionit te saj.

Sepse drejtesia e rrufeshme dhe me deshmitare te sajuar ndaj Belerit eshte e ndryshme si nata me diten me shpejtesine e breshkes per inceneratoret.

Për inceneratorët dokumentet, provat dhe faktet janë pa fund.

Por autoret Rama dhe Veliaj e te tjerë janë aty të paprekur dhe bile kulmi arrin kur flasin për drejtesinë.

A e beson dot njeri këtë drejtësi, qe nuk leviz gishtin perpara një vjedhje shtetërore monstruoze prej qindra milion euro me inceneratorët dhe zvarritet me ngadalë se breshka, qe fajtoret te vazhdojnë të vjedhin zgjedhje me paratë e tyre dhe te paguajnë mbylljen e gojës së mafiozëve që e mbështesin.

Shpejtësia e rrufeshme ndaj rastit Beleri është një mbështetje për korrupsionin qeveritar monstruoz me pronat ne bregdet me investitorët strategjike atje dhe më pastrimin e qindra milionë euro.

Kjo do te thotë qe nga drejtesi qe duhet te luftoje korrupsionin kthehet ne nje drejtesi qe me mosveprimet e saj lubrifikon instrumentat e korrupsionit te çfrenuar te qeverise.

Akoma me qesharake deri ne dhimbje jane ata medemek analiste qe flasin per respektimin e drejtesise fake per rastin Beleri dhe mbyllin goje per turp kur vjen fjala per inceneratoret e plehrave.

Perfundimisht kontrasti mes shpejtesise se rrufeshme te rastit Beleri dhe shpejtesise se breshkes ne rastin e inceneratoreve eshte prova asgjesuese e nje drejtesie me regji.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ministri kinez i mbrojtjes nga konferenca e sigurise ne moske zotohet per ribashkimin e tajvanit 64dc9f04035b2
Story i mëparshëm

Ministri kinez i Mbrojtjes nga Konferenca e Sigurisë në Moskë zotohet për ribashkimin e Tajvanit

cfare eshte pilatesi perfitimet e jashtezakonshme per trupin dhe mendjen 64dca0b07b784
Story i radhës

Çfarë është Pilatesi – Përfitimet e jashtëzakonshme për trupin dhe mendjen

Të fundit nga

Çelmeta: E meritoi!

Roland Çelmeta, menaxher futbolli tha se Egnatia e meritoi kampionatin këtë vit, sepse ka luajtur shumë mirë. Roland Çelmeta, tha: “Egnatia e meritoi, por unë kundërshtoi formulën, sepse ka qenë një ekip

PS merr 61% të votave të diasporës

1 javë nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se është mbyllur procesi i numërimit të votave për subjektet politike për zgjedhësit nga jashtë Shqipërisë. Në
ShkoLartë