Deklarata e Putinit shokon perëndimin, reagon Macron dhe Borrell – ja çfarë paralajmërojnë për Rusinë

Pas lajmit nga Moska, ka reaguar presidenti francez Emmanuel Macron që ka thirrur takim Këshillin Nacional për Siguri.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka paralajmëruar që BE-së do t’i vë sanskione Rusisë nëse Moska sulmon Ukrainën apo njeh pavarësinë e rajonit Donjeck dhe Lugansk.

Ai këto komente i bëri pas takimit me ministrat e Jashtëm të BE-së në Bruksel, menjëherë pas njoftimit të Kremlinit ku është paralajmëruar se Putin do të njoh pavarësinë e dy rajoneve që kontrollohen nga separatistët pro-rusë.

Vladimir Putin pretendon se gjatë bisedave telefonik të bëra me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, i ka njoftuar se planifikon të njoh pavarësinë e dy rajoneve në lindje të Ukrainës.

Madje ishin pikërisht Macron dhe Shcolz, që janë shprehur të zhgënjyer me qëllimin e Putinit që të njeh dy rajone të aneksuara që gjenden në territorin e Ukrainës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kovaçevski – Defa: Mbështetje për progresin ekonomik të Maqedonisë së Veriut

Story i radhës

Ujqit me katër e me dy këmbë

Të fundit nga