Deklarata e Mickoskit/ “Dhe ja krizën politike në dukje” – thotë analisti

Në ClickPlus po debatohet për rezultatin e zgjedhjeve dhe përbërjen e ardhshme të Qeverisë.

U komentua edhe deklarata e kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ku thotë se “nuk i dëshiron ultimatumet dhe se marrëveshjet për koalicionim duhet të ndërtohen në partneritet.

Analisti Lupço Zikov tha kjo deklaratë, nëse merren parasysh kushtet e partive shqiptare para zgjedhjeve, paralajmëron krizë politike në vend.

“Partitë shqiptare, edhe BDI edhe VLEN para zgjedhjeve kanë deklaruar se pa ndryshimet kushtetuesi nuk ka Qeveri. Dhe ja krizën politike në dukje. Kjo mund të thellohet por edhe të zgjidhet shpejtë. Unë mendoj se do të zgjidhet sepse kanë 6 muaj që VMRO-DPMNE-ja të mendojë nëse do ta pranojë kushtin e VLEN-it, kurse VLEN-i ka po aq kohë të mendojnë nëse do të hynë ose dalin nga Qeveria”, tha Zikov.

Ai shtoi se deklarata e kreut të VMRO-DPMNE-së, tregon edhe prioritetet e Qeverisë së ardhshme.

“Kjo deklaratë tregon se VMRO-DPMNE-ja nuk do të merret me ndryshimet kushtetuese dhe një kohë dhe me çështjen për perspektivën europiane”, vlerëson Zikov.

Burimi: tv21

Story i mëparshëm

Murati: Kurti e pret me dëshirë ardhjen e Trumpit në pushtet për një “ndeshje të madhe”

Story i radhës

Atentati në Athinë/ Shqiptari i vrarë “armik” i Ervis Martinajt. Roan Brahimi i përfshirë në masakrën e Fushë – Krujës ku u vra Brilant Martinaj dhe…

Të fundit nga