Deklarata e Der Leyen: Rusia bën çmos ta ndalë Ballkanin nga BE-ja

November 27, 2024
1 minut lexim

Me 370 vota për, 282 dhe 38 abstenime, Parlamenti Evropian votoi të mërkurën përbërjen e re të Komisionit Evropian që do udhëhiqet nga Ursula von Der Leyen.

Në fjalimin prezantues të atyre që do udhëheqin dikasteret e BE-së për pesë vitet e ardhshme, politikania gjermane tha se “sovraniteti evropian nuk është në shitje” dhe se ata do ta bëjnë Evropën të sigurt e të fortë.

Për zgjerimin e bllokut me Kosovën, Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnjën e Serbinë, dhe Ukrainën, e Moldavinë ajo foli më direkt se kurrë më parë. Porosi të qarta i dërgoi Rusisë që udhëhiqet nga Vladimir Putin.

“Kemi parë përkushtimin e Ballkanit Perëndimor, të reformohet, të rritet e të bëhet gati që t’i bashkëngjitet BE-së. Në të njëjtën kohë kemi parë se qysh Rusia bënë gjithçka që të t’i ndaloj ata që të kenë një të ardhme evropiane. Por zotimi i Evropës për këto vende gjithnjë do të jetë i fuqishëm. Dhe pa dyshime ne e duam Ukrainën, pjesë të unionit tonë”, tha von Der Leyen.
Komisonare për zgjerim në Komisionin e ri, që zyrtarisht nis punën të dielën më 1 dhjetor, do të jetë politikania sllovene, Marta Kos.

Nga ana tjetër, ish-kryeminstrja e Estonisë, Kaja Kallas, do të jetë shefe e re e diplomacisë dhe sigurisë së bllokut.

Për Kallasin, von Der Leyen, shtoi se “ajo është personi i duhur në kohën e duhur, për diplomacinë dhe interesat e Evropës në botë”.

Burimi: alfax.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

‘Është si një lloj kërcënimi’-Sara e kritikon Drilonin për paralajmërimin e banorëve

Story i radhës

Mungesa e ujit të pijshëm në Luboten, Kostovski “përvesh” mëngët, pas kronikës së Klan Maqedoni!

Të fundit nga

LSDM zgjodhi kryesinë e re

Ish-ministrja e mjedisit jetësor Kaja Shukova, profesoresha e Fakultetit Juridik në Shkup Ana Çupeska, Metodija Ilievski-anëtar i Këshillit të Komunës së Manastirit dhe Kristina Kostova-anëtare e Bordit Qendror të LSDM-së, janë nënkryetarët
ShkoLartë