deklarata e ambasades shba thellesisht e shqetesuar per kercenimet ndaj zyrtareve te zbatimit te ligjit 651d8d79edbe7

Deklarata e ambasadës: SHBA, thellësisht e shqetësuar për kërcënimet ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit

October 4, 2023
1 minut lexim

Ambasada amerikane ka reaguar pas kërcënimit të prokurores së SPAK Doloreza Musabelliut, duke theksuar se SHBA-të janë thellësisht të shqetësuara për kërcënimet ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit që punojnë për ta bërë Shqipërinë më të sigurt.

“Një sistem drejtësie që funksionon pa frikë dhe kërcënime është kërkesë legjitime e popullit shqiptar dhe Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për kërcënimet për dhunë ndaj zyrtarëve të zbatimit të ligjit që po punojnë për ta bërë Shqipërinë të sigurt, të begatë dhe më demokratike.

Hetuesit, prokurorët dhe gjyqtarët duhet të jenë në gjendje të kryejnë detyrat e tyre pa kërcenime apo kanosje. Shtetet e Bashkuara ritheksojnë mbështetjen e tyre të palëkundur për zyrtarët e zbatimit të ligjit në Shqipëri, të cilët po luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar me guxim, si dhe janë gati të mbështesin përpjekjet e tyre”- shkruan ambasada.

Këtë të dielë, Policia e Shtetit ka marrë në ruajtje prokuroren e SPAK, Doloresa Musabelliu, menjëherë mbasi i penduari Artan Tafani rrëfeu se si kreu i grupit Laert Haxhiu, kishte planifikuar eleminimin e saj apo të një të afërmi.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

kredite e shpejta kokedhimbje per qytetaret po keqperdoren te dhenat personale gjate marrjes se kredive 651d8b962f2cf
Story i mëparshëm

Kreditë e shpejta, kokëdhimbje për qytetarët/ Po keqpërdoren të dhënat personale gjatë marrjes së kredive

reagime te ashpra pas deklarimit te rames se veriu i kosoves me kalimin e viteve eshte bere toka e askujt 651d8f5835b13
Story i radhës

Reagime të ashpra pas deklarimit të Ramës se ” Veriu i Kosovës me kalimin e viteve është bërë toka e askujt”

Të fundit nga

Jamal Roberts fiton “American Idol 2025”

Pas disa javësh performancash të paharrueshme dhe kulmesh emocionale, “American Idol” ka shpallur fituesin. Jamal Roberts nga Meridian, Misisipi, mori titullin gjatë finales së sezonit të 23-të më 18 maj. Njoftimi erdhi
ShkoLartë