Deklarata befasuese e ish-myftiut shqiptar: Ka VIP-a që kanë shpenzuar 200 mijë euro për një varr

January 17, 2023
1 minut lexim

Ylli Gurra, ish-Myftiu i Tiranës, ka folur në lidhje me shpenzimet e larta që bëjnë shqiptarët për një ceremoni varrimi.

Gurra tha në Euronews se ka persona VIP që kanë shpenzuar dhe 200 mijë euro për një varr për familjarët e tyre.

Ai shtoi gjithashtu se personat që harxhojnë shuma të mëdha për ndërtimin e një varri me mermer të ardhur nga jashtë, zënë dhe një hapësirë të konsiderueshme në varraze, duke detyruar të tjerët të varrosen 2-3 persona së bashku.

“Anarkia e 30-viteve ka shoqëruar edhe të vdekurit, jo për fajin e tyre por për fajin tonë. Unë herë pas here shkoj edhe në Sharrë edhe në Tufinë, kemi shpenzime tejet çdo limiti. Ka shpenzime 100 mijë euro një varr. Unë kam dhe emra që nuk është vendi për t’i përmendur, 200 mijë euro shpenzime. Janë deri diku persona VIP, por ka dhe njerëz normal me 30-50 mijë euro një varr.

Familjarët pas disa vitesh shkojnë në atë pendimin që ishte i panevojshëm. Plus që kanë uzurpuar një hapësirë shumë të madhe dhe detyrohen të tjerët të kryejnë varrime mbi varrime”, tha Gurra.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Nis projekti për zbulimin e talentëve të rinj në futboll

Story i radhës

Gala Aliaj shkëlqen me performancën në natën finale të garës për përfaqësimin e Belgjikës në Eurovision 2023

Të fundit nga

Milani fiton në Bratisllavë 

Milani ka marrë pikë të plota në Bratisllavë.  “Rossonerët” shënuan fitore me rezultat 3:2 ndaj Sllovanit. Për Mlanin shënuan Pulisic (21′), Leao (68′) e Abraham (71′) dhe për vendasit Barseghyan (24′) e
ShkoLartë