dehari viziton varrezat e deshmoreve ne tetove nderkohe ironizon koncertin hip hop ne shkup 64d919d686c7b

Dehari viziton varrezat e dëshmorëve ne Tetovë, ndërkohë ironizon “koncertin hip hop” në Shkup

August 13, 2023
1 minut lexim

Kryetari i komunës së Kërçovës, njëherazi edhe anëtar i Kryesisë së BDI-së, Fatmir Dehari në 22-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, ka vizituar varrezat e dëshmoreve të UÇK-së në Tetovë. Ai prej aty ka akuzuar, se si sot në këtë ditë historike për vendin aty nuk ishte i pranishëm asnjë ushtar, asnjë politikan apo ambasador. Ai vijon më tej duke ironizuar se mbase këta personalitete janë të angazhuar sonte në koncertin hip hop që do të mbahet në sheshin Skënderbeu në Shkup.

svg%3E

Postimi i plotë i Deharit në fejsbuk:

Marrëveshja e luftës që prodhoi atë të paqes.

E shënova këte datë me vizitë te varrezat e dëshmorëve në Tetovë!

Aty e gjeta veten, këtu ku shkrihen kufijtë e kësaj bote dhe asaj të përjetësisë.

Aty u rrëfeva,bisedova,urova e faleminderova për këtë datë e për atë që ne kemi sot!

Po, ne kemi Marrëveshjen e Ohrit, kemi edhe efektet e sajë, nga se kemi dëshmorë e në ball shkronjat e arta UÇK!

Gëzuar këtë datë të rëndësishme historike që në themelet e sajë ka gjak lirie e tri shkronja lavdie – UÇK!

Më falni,

Sot nuk pritëm as ambasadorë, as ushtarë, as politikanë, as anëtarë e as opozitarë!

Nuk e di pse?

Po, paska koncert hip hopash, atje mund të presin, nderojnë e lidhin marrëveshjet.

Burimi: TV21

MARKETING

RENT A CAR

ne nuk u besojme me ruseve kuleba zelensky nuk do te ulet kurre ne tryezen e bisedimeve me putinin 64d915d2e13e0
Story i mëparshëm

“Ne nuk u besojmë më rusëve”/ Kuleba: Zelensky nuk do të ulet kurrë në tryezën e bisedimeve me Putinin

fhk evropiani ne turqi deshmi per rritjen e ekipeve kombetare 64d91b3532595
Story i radhës

FHK: Evropiani në Turqi, dëshmi për rritjen e ekipeve kombëtare

Të fundit nga

Bayer pa Xhakën ndahet baras në udhëtim

Bayer Leverkuseni ka barazuar në udhëtim, me rezultat 2:2 me Mainzin. Bayeri e ka siguruar biletën për në Champions League e Mainz për garat evropiane. Granti Xhaka nuk u paraqit asnjë minutën
ShkoLartë