Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve – 8 Prilli, kryetari i Kërçovës ka uruar të gjithë komunitetin rom. Dehari është shprehur se komuna e Kërçovës bën përpjekje maksimale për të realizuar projektet jetike për këtë komunitet.
“Urime 8 Prilli – Dita Ndërkombëtare e Romëve. Dita Ndërkombëtare e Romëve është një kremtim i historisë rome, traditave dhe kulturës, por njëkohësisht shërben për të bërë thirrje për përfshirjen sociale të tyre. Në këtë ditë synohet të rritet ndërgjegjësimi rreth sfidave me të cilat ballafaqohet ky komunitet në gjithë botën. Komuna e Kërçovës zhvillon përpjekje maksimale për realizimin e projekteve me karakter jetik të komunitetit rom”, thuhet në urimin e Fatmir Deharit.