Dehari priti ambasadorin japonez, ky është qëllimi i takimit

February 15, 2022
1 minut lexim

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, sot priti ambasadorin e Japonisë, Savado Hironora, me të cilin firmosi donacionin prej 100 mijë eurosh për rikonstruimin e Shkollës Fillore “Dr. Vlladimir Polezhinoski” të Kërçovës.

“Mbështetja për Shkollën “Dr. Vlladimir Polezhinoski” realizohet në kuadër të iniciativës për Ballkanin Perëndimor. Japonia është e përkushtuar në mbështetjen ekonomike dhe sociale për vendet e Ballkanit Perëndimor, që synojnë integrimin e tyre në BE.”,- tha ambasadori i Japonisë, Savado Hironora.

Ky donacion është shumë i rëndësishëm për shkollën, sepse ndërrimi i dyerve dhe dritareve do të rrisë efikasitetin energjetik në këtë periudhë të krizës së përgjithshme energjetike.

Programi japonez për grande të vogla, që nga viti 1996 ka mbështetur projekte kapitale në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe ambientit jetësor. Kryetari Fatmir Dehari falenderoi ambasadorin për mbështetjen e projektit.

Postimi i plotë:

Prita bashkë me Udhëheqësin e Sektorit për Arsim Emin Nasufi dhe Drejtorin e SHF “ Dr. Vlladimir Polezhinoski “, Goran Karafilloski Ambasadorin e Japonisë z.Savada Hironori i shoqëruar me zonjën e tij.
Ngrohtësi dhe kënaqësi të diskutosh për projekte zhvillimore dhe thellim të bashkëpunimit të komunës sonë dhe Ambasadës japoneze.
E falënderova për mbështetjen e projektit me vlerë 100.000 euro për ndërrimin e dritareve në shkollë, si dhe për projektet tjera që do të aplikojmë në vijim!
Nder dhe respekt të bësh miq të mëdhenj në qytetin tonë!
Vetëm me punë ju duam!, ka shkruar në facebook kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari.

Gjatë këtij viti, ambasada e Japonisë do të mbështesë projekte që kapin shumën 825 mijë euro.

 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Antikorrupsioni, procedurë për ndjekje penale për dy kryetar të komunave

Story i radhës

Tahiri do të garojë nesër në garën e fundit në Lojërat Olimpike

Të fundit nga

Видеолотарија Касинос Австрија спонзор на кошаркарски клуб Струмица

Видеолотарија Касинос Австрија со нова спортска поддршка, како дел од нашата визија за модерна и општествено одговорна компанија. Со задоволство споделуваме дека сме спонзор на кошаркарскиот клуб Струмица. Видеолотарија Касинос Австрија во

Gresa, Rovenës: Na ofendove dhe na bullizove

Debat mes Rovenës dhe Gresës ka pasur edhe mbrëmjen e djeshme. Gresa akuzoi Rovenën për ofendime dhe bullizëm ndaj saj dhe banorëve. “Na fyeve, na ofendove na bullizove, kështu fol ti”, i
ShkoLartë