Dehari për krizën energjetike: Edhe ne si kryetar komunash jemi përgjegjës për zgjidhjen e problemit

February 16, 2022
1 minut lexim

Kryetari i Kërçovës, Fatmir Dehari sonte në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, ka thënë se ballafaqohen me një situatë tepër serioze, sa i përket krizës energjetike, mirëpo ai si kryetar komune ka thënë se nuk duhet udhëheqësit e komunave t’i ikin përgjegjësisë por të bëhen pjesë e zgjidhjes së problemit.

Dehari, ka thënë se edhe Qeveria e ka për obligim këtë gjë dhe presin mbështetje apo siç tha ai zgjidhje të përbashkët.

“Kriza energjetike nuk është goditje vetëm për Komunat tona, ajo ka përfshirë tanimë gati gjithë globin, por si do që të jetë ne jemi të vetëdijshëm si kryetar komunash për problemet me të cilat do të ballafaqoheshim. Ne si kryetar komunash jemi përgjegjës për zgjidhjen e problemit, nuk duhet t’i ikim përgjegjësisë. Ne jemi nga komunat e para që kemi bërë reduktimin e ndriçimit publik në këtë rast, për të minimizuar harxhimet e ndriçimit publik si një nga fakturat më të mëdha. Qeveritë kanë për obligim edhe ato dhe presim mbështetje apo zgjidhje të përbashkët”, u shpreh Dehari.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gazetari: Vetëm për incineratorin e Tiranës qytetarët çdo ditë 70-80 mijë euro, e ky incinerator nuk funksionon

Story i radhës

Inzaghi pas humbjes nga Liverpooli: Është e vështirë të komentosh një rezultat të tillë

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë