Kryetar i Kërçovës, Fatmir Dehari, duke folur mbrëmë në emisionin “Click Plus” për marrëdhëniet brenda BDI, tha se me Hazbi Likën dhe Izet Mexhitin janë miq të përjetshëm, duke potencuar se me Izet Mexhitin mund të ndahen vetëm në botën tjetër.
“Me Hazbi Likën kam bërë hapat e pare që e kemi filluar në vitin 1998-1999, kemi njohur bashkë kryetarin tonë, Ali Ahmetin në UÇK-në e Kosovës.
Në Bashkimin Demokratik për Integrim, kemi vazhduar bashkë me Izet Mexhitin. Unë Izetin e kam shok që 20 vjet dhe çfarëdo që të ndodhi në politikë, raportet njerëzore me Izet Mexhitin do të përfundojnë kur të përfundojmë në botën tjetër.”– tha Dehari.