Një zjarri i madh ka përfshirë Romën ditën e sotme, duke krijuar re të mëdhaja tymi, ndërsa mediat raportojnë se zjarri mund të ketë rënë në një punishte.
Shumë qytetarë raportuan se kanë dëgjuar shpërthime dhe ulërima. Ndërkohë autoritetet vendore u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mbyllin dritaret dhe të mbajnë maska.
Kryetari i bashkisë së Romës në një postim në rrjetet sociale, thotë se janë duke monitoruar situatën, ndërsa thekson se nuk dihet për çfarë bëhet fjalë, për ndonjë ngjarje kriminale apo diçka aksidentale.
“Zjarret që kanë goditur qytetin ditët e fundit janë një sekuencë mbresëlënëse episodesh që po i ngarkojnë Romës dhe romakëve. Ne po monitorojmë vazhdimisht situatën dhe nuk e dimë ende nëse janë episode me origjinë kriminale apo thjesht aksidentale.
Nuk është koha e spekulimeve dhe përçarjeve politike. Është koha e unitetit, e afërsisë me romakët e prekur dhe e vendosmërisë për të mos u frikësuar dhe për të ecur përpara në rrugën e modernizimit dhe ringjalljes së Romës”, shkruan në facebook kryetari i Romës, Roberto Gualtieri.