“Dëgjoni, mos u tallni këtu”: Ministri rus i ashpër në fabrika armësh, kërkon prodhim më shpejt

January 31, 2024
1 minut lexim

Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, u ka thënë prodhuesve ushtarakë që “të mos tallen” dhe ta shtojnë më tej prodhimin e sistemeve të artilerisë.

Shoigu vizitoi fabrika të armëve në qytetin industrial, Yekaterinburg, të martën dhe tha se Rusia është duke e shtuar prodhimin e raketave të mbrojtjes ajrore pas një vargu të sulmeve ukrainase me dronë, në shënjestër të të cilave kanë qenë qytetet dhe infrastruktura e energjisë, raporton agjencia “Reuters”.

Në një video të publikuar nga faqja e lajmeve RBC të mërkurën nga vizitat e Shoigus nëpër fabrika, ai e qortoi menaxhmentin e një fabrike për mosprodhim të mjaftueshëm të artilerisë.

“Dëgjoni, ndaluni së talluri këtu, djem. Ne u ngarkuam me këtë më 2022. Do të duhej t’i kishim këto makina duke operuar në kapacitet të plotë më 2023” – u tha ai shefave të fabrikës.

“Do të doja që brenda një jave të marr një propozim specifik për atë se si do t’i arrijmë treguesit e përcaktuar nga presidenti [Vladimir Putin]… kjo duhet të bëht, sepse të gjithë këta urdhra janë të lidhur me performancën e secilës punë specifike në fushën e betejës” – shtoi ai.

Në anën tjetër, drejtori tha se fabrika tashmë e kishte gjashtëfishuar prodhimin në dy vitet e fundit.

Rusia e ka përgatitur ekonominë e vet për luftë dhe ka urdhëruar punë të vazhdueshme në fabrika për t’i plotësuar nevojat e forcave ruse në Ukrainë.

Agjencia “Interfax” e citoi nënministrin e Mbrojtjes, Alexei Krivorucho, të ketë thënë këtë muaj se industria e mbrojtjes do ta furnizojë ushtrinë me “disa herë” më shumë pajisje ushtarake këtë vit se më 2022 e 2023.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Transportonin me fugon mallra me vlerë 50 mijë euro pa faturë tatimore, arrestohen dy persona në aksin “Milot-Tiranë”

Story i radhës

Arbër Çepani “godet” Roza Latin: E kam shoqe prej një jete, por ishte e shëmtuar kur…

Të fundit nga

ShkoLartë