Dëgjojeni “Malli për nanën” projekti më i ri nga Manuel Ukaj

July 1, 2024
1 minut lexim

Një këngë malli, por nga ai malli që të këput shpirtin kur bëhet fjalë për nënën. Ky është projekti muzikor më i ri nga këngëtari Manuel Ukaj nga Gjakova.

Besoj se që nga mbiemri, keni kuptuar se bëhet fjalë për një familje të njohur të rapsodit të ndjerë tashmë, Martin Ukaj; Manueli është nipi i tij që e ka trashëguar muzikën, ndërsa Martini ishte vëllau i të madhit Agustin Ukaj.

Kënga më e re e Manuelit quhet “Malli për nanën”, ku muzika dhe teksti janë punuar nga Besim Avdyli, orkestrimi nga Sami Hoxha, dhe videoklipi është përshtatur bukur me temën nga NK Sound Video, nën drejtimin e Naim Kleçkës.

Ky është kënga e katërt nga Manueli, ndërsa mësojmë se ai është i angazhuar dhe kërkuar në festat familjare në të gjithë Kosovën dhe Diasporën. Ndoshta e keni pranë nënën tuaj, apo ndoshta ajo është larguar me kilometra ose lart në qiell, por shuani mallin për të duke e dëgjuar këngën në linkun më poshtë. BS

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Franca – Belgjika, publikohen formacionet zyrtare

Story i radhës

​Stuhi të fuqishme godasin Slloveninë

Të fundit nga

Përse macet flenë dy të tretat e jetës?

Jeta e maceve shtëpiake përbëhet nga katër aktivitete – loja, gjuetia, ngrënia dhe gjumi. Pasi kanë prejardhjen nga macet e egra, kjo në ambient të hapur ka plotësisht kuptim, sepse janë grabitqare
ShkoLartë