Donesk, qyteti i kontrolluar nga separatistët është zgjuar mëngjesin e sotëm nga shpërthime të fuqishme, sipas Reuters. Shpërthimet pasojnë paralajmërimet e përsëritura nga administrata e Biden se Rusia po përgatit operacione të “flamurit të rremë” për të justifikuar pushtimin e Ukrainës, duke përfshirë një sulm në kryeqytetin, Kiev.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka thënë se forcat e vendit po tregohen të vetëpërmbajtur, pavarësisht bombardimeve intensive të artilerisë që nga e enjtja në të gjithë vijën e frontit në lindje.
Источник сообщил о взрыве снаряда на территории Ростовской области. Он разорвался в километре от границы с Украиной, пострадавших нетhttps://t.co/zanoUTCf73 pic.twitter.com/WGEevHWqet
— РИА Новости (@rianru) February 19, 2022
Në një zhvillim të mëtejshëm, mediat shtetërore ruse pretenduan se ka ndodhur një shpërthim brenda territorit sovran rus në rrethin Tarasovsky të rajonit të Rostovit, afër fshatit Mityakinskaya.
Fatmirësisht askush nuk mbeti i lënduar.
Fotot e postuara në mediat sociale treguan një krater të vogël, rreth një kilometër larg nga kufiri ndërkombëtar me Ukrainën.