Dega e PD Dibër zgjedh sot kryetarin e ri

1 minut lexim

Partia Demokratike në Dibër po i nënshtrohet sot zgjedhjes së drejtuesit të ri të kësaj dege.

Procesi i votimit është hapur në orën 8.00 e do të mbyllet në orën 17.00. Në rast se në Qendrat e Votimit do të ketë ende votues, procesi do të vijojë edhe pas orës 17.00, deri kur edhe anëtari i fundit i PD së degës përkatëse të ketë votuar. Për shtyrjen e votimit do të njoftohet Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale i cili vendos.

Kandidatët për Kryetar janë:
1. Hamza Lleshi
2. Ilir Krosi

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të degëve të sipërpërmendura të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit “një anëtar një votë”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

I publikuan foton që çmendi rrjetin, reagon Monika Kryemadhi dhe bën komentin epik: Thoni shyqyr që jam…

Story i radhës

Universiteti i Evropës Juglindore e shpalli të hapur Konkursin për regjistrimin e studentëve në vitin e ri akademik

Të fundit nga