Defekt i tubit të ujit në qendër të Kumanovës

January 26, 2024
1 minut lexim

Ndërmarrja publike “Ujësjellësi” – Kumanovë është duke punuar për heqjen e defektit të ndodhur në qendër të qytetit në rrugën “11 Tetori”.

Defekti, siç sqarojnë NP “Ujësjellësi”, është në tubacionin kryesor të ujësjellësit F-250 në rrugën “11 Tetori” (përballë objektit të gjykatës).

Ndërmarrja thotë se do të ketë ndërprerje të përkohshme të ujësjellësit në rrugët “11 Tetori” dhe “Vllazërim dhe bashkim”.

“Ekipet e NP “Ujësjellësi” me mekanizimin e nevojshëm janë në terren dhe tashmë ka filluar gërmimi për lokalizimin dhe riparimin e defektit. Ekipet do të punojnë deri në eliminimin e defektit, ndërsa në orët e mbrëmjes pritet të normalizohet furnizimi me ujë, njofton “Ujësjellësi”.

Tubi u vendos në vitin 1958.

Burimi: tv21

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Kush është shqiptari më impresionues për Enver Hoxhajn? Habit me përgjigjen!

Story i radhës

MPB-ja vazhdon kontrollet në Shkup, regjistron 194 shkelje

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë