deep research i chatgpt integrohet ne github 681e409da7b9c

Deep Research i ChatGPT integrohet në GitHub

May 9, 2025
1 minut lexim

ChatGPT do të sjellë shërbimin Deep Research direkt në ekosistemin e zhvilluesve të GitHub. Ky integrim ka filluar këtë javë me përdoruesit e ChatGPT Plus, Pro dhe Team të cilët do të fitojnë qasje në ditët në vijim.

Ata mund ti japin asistentit AI qasje në depot e kodit dhe ti bëjnë pyetje ChatGPT-të lidhur me të. Programuesit kanë qenë një audiencë e fortë e asistentëve AI.

Një mjet si ChatGPT mund të analizojë me shpejtësi kodin dhe të kuptojë ku keni lënë një rresht pa e mbyllur apo të shpjegojë pse një funksion nuk jep rezultatin e pritur.

Gjithashtu Microsoft ka në pronësi GitHub si dhe kompania ka bërë investime në OpenAI. Kur u lançua për herë të parë, vetëm përdoruesit e planit Pro kishin qasje në Deep Research.

Në Shkurt kompania e hapi shërbimin për të gjithë përdoruesit me pagesë. /PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

RENT A CAR

prokuroria jep detaje per vdekjen e 34 vjecarit ne prishtine po hetohen te gjitha rrethanat e ngjarjes 681e3dd02a65d
Story i mëparshëm

Prokuroria jep detaje për vdekjen e 34-vjeçarit në Prishtinë: Po hetohen të gjitha rrethanat e ngjarjes

gazetari turk kerkon te ule shqiptarin nese do te isha president do e hiqja per 5 milione euro 681e418dac970
Story i radhës

Gazetari turk kërkon të ulë shqiptarin: Nëse do të isha president, do e hiqja për 5 milionë euro

Të fundit nga

ShkoLartë