Opozita ka humbur shumë gara elektorale, me akuza për shitblerje votash dhe manipulime zgjedhore, pa njohur asnjë fitore të mazhorancës, e cila kësaj here kërkon edhe virtualisht mandatin e katërt.
Videot qesharake në rrjetet sociale si prologu i degradimit të fushatës elektorale po trajtohen me gallatë. Njerëzit po tallen dhe po e marrin me humor këtë fenomen dhe shyqyr që ia arritëm kësaj dite mund të themi.
Natyrisht me koston e vëmendjes së vëmendjes nga thelbi, nga problemet reale, nga nevojat jetike të shqiptarëve dhe një alternative serioze qeverisëse.
Ajo që dihet me siguri është se edhe në këtë fushatë do të mungojë debati politik mes dy rivalëve kryesor.
Pavarësisht ftesës së përsëritur edhe sot nga Sali Berisha, kryeministri Edi Rama e refuzon përballjen televizive me kundërshtarin siç ka bërë gjithë këto vite duke na lënë ende shijen e të vetmes përballje reale mes kundërshtarëve në debatin Nano-Berisha.
Për të folur rreth kësaj teme, e ftuar në emisionin “Ora e Betit”, ishte gazetari Reldar Dedaj. “Sistemi i dënon edhe individualitetet politike. Unë e kuptoj shumë mirë retorikën që kandidatët për deputetë e bëjnë dhe është e pranueshme e nuk kam asgjë me retorikën e tyre.
E vërteta qëndron diku tjetër. Ligji elektoral për hir së vërtetës ja pamundëson influalitetin kandidatëve sepse në qoftë se do të kishim një ligj tjetër të jeni të sigurtë që do të kishim një kompozim krejtësisht ndryshe dhe do të kishim një garë shumë interesante dhe individualitete politike.
Në qoftë se do të marrim të dy listat, unë kam parë tek lista e PS elementë shumë interesantë, psh në listën e mbyllur. I gjithë debati që provokoi është që në listën e mbyllur Edi Rama ka futur shumë elementë të rinj, ndryshe nga PD.
Shumë mirë ka bërë Berisha që e ka bërë atë listë sepse për mua është parimore. Pse parimore? Sepse për herë të parë kemi kryetarin e partisë i cili merr një vendimarrje të plotë. Përfaqëson tipologjinë e kryetarit të partisë. Me 12 maj nuk ka asnjë lloj justifikimi për rezultatin. Rezultatin e merr lideri i partisë. Kjo është parimore dhe e drejtë sepse aty përfaqësohen gjithë sfida dhe beteja që ka bërë Berisha në këto 3 vite”, u shpreh Dedaj.
Burimi: botasot.info