Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, foli sonte, për shkaktarët e aksidenteve hekurudhore.
Sipas tij, janë disa faktorë të cilët ndikojnë në shkaktimin e këtyre aksidenteve, por shkaktari kryesor i tyre, Dedaj thotë se është infrastruktura.
Në Klinë, nëpër të cilën kalon linja hekurudhore Prishtinë – Pejë, Dedaj tha se gjendja e sinjalistikës, shenjëzimit e infrastrukturës është e mjerueshme.
“Në Komunën e Klinës, që është vendi më i rrezikshëm sa u përket këtyre aksidenteve, edhe pse unë jam banor i Klinës, mua më shqetëson më së shumti, kemi vendkalime ilegale të cilat fare nuk janë sinjalizu dhe fare shteti as nuk merret me to. Ju në qoftë se e shihni Komunën e Klinës, si qëndron puna me sinjalizimin horizontal, vertikal dhe të vendkalimeve, është i trishtueshëm, është shumë i madh, Klina është duke vujtë për këtë problem”, tha Dedaj.
Eksperti i komunikacionit po ashtu alarmoi se nga 1 tetori i këtij viti, nuk do të ketë më transport të udhëtarëve me tren, pasi që vagonëve të Trainkos-it do t’u skadojë licenca.