Dedaj: Kurti bëri propagandë, gabim ndërhyrja në zgjedhjet e Maqedonisë

Në Maqedoninë e Veriut sot janë duke u mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale.

Për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve ka folur ish-ambasadori i Kosovës në këtë shtet, Gjergj Dedaj.

Sipas tij, këto zgjedhje janë një lloj referendumi përmes të cilit maqedonasit do të zgjedhjen rrugën të cilët do ta ndjek Maqedonia e Veriut.

Ish-ambasadori Dedaj ka folur edhe për përfshirjen e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, duke e quajtur gabim një veprim të tillë.

Ai e ka quajtur propagandues Albin Kurtin.

“Kryeministri Kurti prej që ka ardhë i ka përmbysur premtimet e tij.  Asnjë premtim që e ka dhënë nuk e ka mbajtur, por e ka bërë të kundërtën”, ka thënë Dedaj.

Story i mëparshëm

Rrjeti kinez i mashtrimit të dyqaneve online, mbi 22,500 faqe interneti mbeten ende aktive

Story i radhës

Pjesëmarrja deri në orën 17:00: 42,32% në zgjedhjet presidenciale, 46,93% në zgjedhjet parlamentare

Të fundit nga