Deçani mposht Trepçën, Prishtina mund Rahovecin! Ndërpritet ndeshja në Ferizaj

February 27, 2022
1 minut lexim

Të dielën janë luajtur dy ndeshje interesante në kuadër të javës së 17-të të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Deçani ka fituar me një gol dallim ndaj Trepçës, me rezultatin 32:31. Vendasit kanë krijuar epërsi fillestare prej 5:0 dhe e ka mbajtur për kohë të gjatë epërsinë e lartë. Pas 30 minuta lojë rezultati ishte 18:12. Në mesin e pjesës së dytë mitrovicasit u afruan në dy gola, 23:21. Në dy gola u afruan edhe më pas, ndërsa vetëm në fund u afruan në një gol dallim. Me 32:31 edhe përfundoi ndeshja.

Drilon Tahirukaj shënoi 10 gola për Deçanin, ndërsa nga 7 i kishin Arbios Mushkolaj e Fatlind Mazrekaj. Te Trepça më efikasi ishte Sali Maxhera me 8 gola. 7 i realizoi Alban Shabani.

Trepça mbetet e treta me 25 pikë. Ndërkohë Deçani renditet i shtati me 14 pikë.

Në vendin e dytë është përforcuar Prishtina, që fitoi ndaj Rahovecit në udhëtim me rezultat 37:34. Rahoveci e fitoi pjesën e parë me rezultat 16:14. Në minutën e 36-të rezultati u barazua në 20:20. Më pas Prishtina kaloi në epërsi, por vreshtarët nuk u ndalën dhe barazuan rezultatin në 30:30. Në momentet e fundit në shprehje erdhi edhe përvoja e Prishtinës, që fitoi me 37:34.

Oltion Beshiri ishte më efikasi te Prishtina me 8 gola. Shtatë i kishte Rron Ramadani. Besmir Kusari, Alban Haziri e Elion Vokshi shënuan nga 7 gola për Rahovecin. Prishtina i ka 29 pikë, ndërsa Rahoveci renditet i katërti me 20 pikë.

Të shtunën, Besa Famgas fitoi bindshëm ndaj Drenicës. Ndërsa ndeshja mes Kastriotit dhe Llapit është ndërprerë në minutën e 54-t, kur rezultati ishte 27:24 për ferizajasit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Beniada flet për Ardit Çunin: Nuk ka shans që ne të dy të lidhemi

Story i radhës

OKB-ja e miraton rezolutën e propozuar nga SHBA-ja dhe Shqipëria

Të fundit nga

ShkoLartë