Deçani fiton tjetër ndeshje në Superligën B

Deçani ka mposhtur Llapin në kuadër të Superligës B të Kosovës në hendboll.

U luajt ndeshja e xhiros së 22-të, ndërsa deçanasit fituan me rezultat 35:31.

Shkëputje të lehtë Deçani bëri pas minutës së 20-të, ndërsa në pjesën e dytë llapjanët u kthyen duke barazuar 21:21.

Prapë mysafirët bënë shkëputje, ndërsa Llapi u afrua në 32:30.

Fundi i ndeshjes megjithatë i takoi Deçanit që fitoi 35:31.

Fatlind Mazrekaj i shënoi 12 gola për Deçanin, ndërsa dhjetë i kishte Albion Loshaj. Blerton Hasani shënoi 13 gola për Llapin, ndërsa pesë i kishte Rifat Visoka.

Deçani është i dyti, ndërsa Llapi i treti.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zbuloni nëse vuani nga luhatjet hormonale, sinjalet që jep trupi

Story i radhës

Prizreni pritet të behet me ngrohtore

Të fundit nga