Debuton me Napolin

December 8, 2022
1 minut lexim

Një pasdite speciale ka qenë ajo e mbrëmshmja për shqiptarin Daniel Hysaj.

Mbrojtësi ka debutuar me ekipin e parë të Napolit në ndeshjen miqësore të zhvilluar ndaj Antaliasporit, e fituar nga klubi italian me rezultatin 2-3.

Ishte Raspadori dhe Politano ata që shënuan dy gola në pjesën e parë, ndërkohë në nisje të fraksionit të dytë, Hysaj hidhet në fushë në vend të Mario Ruit.

Më tej është shqiptari Admir Mehmeti që ngushton diferencën, por Raspadori mendon për Napolin dhe shënon edhe të tretin.

Ndërkohë turqit gjejnë golin e dytë në fund të takimit.

Sa i përket Hysajt, mbrojtësi zhvilloi një pjesë të dytë të mirë, duke qenë se ishte edhe ndeshja debutuese me ekipin e parë të Napolit, besim që i është dhënë nga trajneri Luçiano Spaleti.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Apasiev i Levicës i dalldiset ambasadores amerikane: Do e kishim takuar me kënaqësi

Story i radhës

Si dhe cilët e thurën skenarin e atentatit ndaj Sali Berishës?

Të fundit nga

ShkoLartë