debutoi me assist trajneri i burnley per brojen i duhen minuta ne kembe 68aeb6152757b

Debutoi me assist, trajneri i Burnley për Brojën: I duhen minuta në këmbë

August 27, 2025
1 minut lexim

Armando Broja,“bomberi” kuqezi rikthehet të luajë, për më tepër si titullar me ekipin e tij të ri, Burnley. Ashtu siç pritej, trajneri Scott Parker i besoi nga minuta e parë në EFA Cup, në Kupën e Ligës në Angli, kundër Derby County, ekip që militon në Championship. Katër minuta lojë i mjaftuan Brojës për të lënë gjurmë, me sulmuesin kuqezi që u kthye në protagonist në topin e parë që i erdhi në këmbë, duke shërbyer pastër për Ramsey, me këtë të fundit që me një goditje të saktë dërgoi topin në rrjetë.

Broja qëndroi në fushë deri në minutën e 63-të. Ekipi i tij arriti të kaloj më tej në Kupën e Ligës pas suksesit 2-1. Për sa kohë qëndroi në fushë, Broja u vlerësua nga mediat me notën 6,5. I kënaqur me paraqitjen e Brojës u shfaq edhe trajneri Scott Parker, me këtë të fundit që vlerësoi faktin që lojtar si Broja patën mundësi të kishin minuta në këmbë:

“Ishte një mundësi e mirë për shumë lojtarë që të luanin më shumë minuta. Gjykimi për Armando Brojën nuk vjen nga ndeshja sot. Ka nevojë për minuta, ka 2 javë e gjysmë me ne dhe i duhen disa minuta me shumë në këmbë sigurisht. Edhe kjo ishte një stërvitje për të, kështu do të arrijmë atje ku duam” u shpreh Parker.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mjeku gerald kola stresi ndikon drejtperdrejt ne sistemin tretes nuk luftohet por
Lajmi i mëparshëm

Mjeku Gerald Kola: Stresi ndikon drejtpërdrejt në sistemin tretës – nuk luftohet, por menaxhohet

avdyli shperthen ndaj opozites cfare te keqe ju beri kosova pse po e perkrahni mashen e vuciqit 68aeb620a8113
Lajmi i radhës

Avdyli “shpërthen” ndaj opozitës: Çfarë të keqe ju bëri Kosova, pse po e përkrahni mashën e Vuçiqit?

Të fundit nga

ShkoLartë