Dëbora arrin deri në 20 cm në zonat malore, Emergjencat Civile: Nuk ka probleme në akset rrugore

November 30, 2024
1 minut lexim

Ulja me 5 gradë e temperaturave solli reshje dëbore e ngrica në veri e në juglindje të Shqipërisë. Reshje të dendura dëbore u regjistruan mbrëmjen e se shtunës në Dibër. Në Qafën e Murrizit, në aksin Peshkopi-Kukës në Kalanë e Dodës trashësia e borës i kalon 20 centimetra.

Raportohet se në Rrugën e Kombit dhe Qafë Mali- Fierzë që nga mëngjesi kanë filluar reshjet e dëborës, por nuk paraqiten probleme për qarkullimin.

Në bashkinë Fushë Arrëz, vijojnë reshjet e dëborës, momentalisht trashësia e dëborës arrin rreth 6-8 cm. Rrugët janë të hapura dhe qarkullimi vijon pa probleme. Reshjet kanë qenë prezente prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në lartësitë mbi 1300 m të qarkut të Korçës. Në Dardhë dhe Voskopojë trashësia e dëborës ka shkuar në 5 cm.

Emergjencat civile raportojnë se nuk ka rrugë të bllokuara dhe janë marrë masat për kriposjen e rrugëve që kanë prezencë të ngricave. Policia e Shtetit apeloi qe drejtuesit e automjeteve të kenë më shumë kujdes, të ulin shpejtësinë, të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor si dhe të përdorim goma dimërore e zinxhirë.

Në të gjithë territorin ka pasur furnizim me energji elektrike, me përjashtim të një lagjje në Ostren ku janë dëmtuar disa shtylla prej gati 10 ditësh dhe nuk janë riparuar ende.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sulmi në kanalin e Ibër-Lepencit, Sylejmani: Grupet terroriste kanë ndryshuar strategji

Story i radhës

Xherdan Shaqiri me shokë nuk fitojnë sonte

Të fundit nga

ShkoLartë