Dëbimi i tre diplomatëve rusë nga Maqedonia / MPJ: Punonin në kundërshtim me konventën e Vjenës

September 16, 2023
min lexim

Në media kanë dalë informacionet e para lidhur me dëbimin e diplomatëve rusë nga Maqedonia e Veriut. Siç bënë të ditur portali Almakos, bëhet fjalë për këshilltarët politik I.Hropjalkov, A.Rozhdevsdvenski dhe atasheu S.Popov. Thuhet se tre diplomatët kanë shkelur kodin diplomatik me aktivitete të dyshimta dhe me veprime të papërshtatshme diplomatike. Madje sipas portalit tjetër Religija.mk, përpos tre diplomatëve, është dëbuar edhe një arhimandrit. Sipas portalit, bëhet fjalë për shefin e kishës ruse në Sofje, Vasijan Zmeev, i cili vitin e kaluar ka patur vizita intenzive në vend, me përfaqësues të Kishës Ortodokse, Arhiepeshkopinë e Ohrit. Ai ka patur rolin e koordinuesit të politikave kishtare ruse në Ballkan, me ndikim të veçantë në Bullgari dhe Maqedoni të Veriut.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme e konfirmuan dëbimin e diplomatëve rus mirëpo duke mos dhënë detaje. Nga atje thonë vetëm se të njëjtit kanë shkelur konventën e Vjenës për marrëdhëniet diplomatike.

“Më 12 shtator në Ministrinë e Punëve të Jashtme është thirrur ambasadori i Federatës Ruse, të cilit i është dorëzuar nota diplomatike, me të cilën tre diplomatë të Ambasadës së Federatës Ruse në Shkup janë shpallur të padëshirueshëm në vend (persona non grata). Vendimi këtillë është marrë pas informacioneve të marra nga autoritetet kompetente për aktivitete të ndërmarra e që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”, thanë nga MPJ.

Ndaj dëbimit ka reaguar edhe ambasada ruse në Maqedoni. Duke transmetuar deklaratën e zëdhënëses së Ministrisë për Punë të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, thonë se dëbimi ndodhi pa asnjë arsye ndërsa nuk do të qëndrojnë pa përgjigje.

“Më 12 shtator, autoritetet e Maqedonisë së Veriut, pa sqarim të arsyeve, shpallën tre diplomatë të Ambasadës Ruse në Shkup për persona non grata. Ky hap i papërgjegjshëm dhe jomiqësor nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, nuk do të ngelet pa përgjigje”, u shpreh Maria Zaharova, zëdhënëse e MPJ-së ruse.

Përndryshe për lidhjet kishtare me diplomacinë ruse, pati paralajmëruar edhe presidenti i vendit Stevo Pendarovski. Para pak muajsh, në një intervistë për TV24, Pendarovski pati thënë se nga shërbimet e zbulimit, ka marë informacione se shërbime ruse i vardisen udhëheqësisë më të lartë të Kishës maqedonase.

Burimi: TV21

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dortrmundi fiton në udhëtim në një ndeshje dramatike 

Story i radhës

“Tempulli”/ Pas hekurave për drogë, nis në Gjykatën e Tiranës verifikimi i masës për 61 të arrestuar

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë