“Nuk është nderi ynë, nderi i Kosovës jo e jo, në pyetje është nderi i Këshillit të Evropës , nderi ynë është në vend dhe nuk e luan topi”, kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një komunikim për mediat pas Asamblesë së KiE.
Gjithashtu Rama theksoi se historia e organeve të trafikuar nga shqiptarët shkon përtej Hashim Thaçit dhe prek të gjithë kombin shqiptar, duke shtuar se kjo duhet të marrë fund,.
“Është gatuar një çorbë e shpifur në përpjekje për të gatuar një ushqim të mrekullueshëm. Për të thënë të vërtetën dhe mbajtur qëndrime që janë ato që kam detyrë të mbaj. Që do ketë debat në Serbi do ketë, s’ka asnjë problem. Debati për mua në Kosovë është si shërbëtor i Serbisë, tani do ketë edhe debat në Serbi. Nuk ka asnjë shqetësim e vërteta dhemb, por edhe shëron. Ilaçet shërojnë karamelet nuk shërojnë. E vërteta është e zbardhur nuk ka asnjë fakt, përveç kanaleve të fantazisë së gjeneralit që të tregojë që ka pasur trafik organesh. Historia e organeve të trafikuar nga shqiptarët shkon përtej Hashim Thaçit dhe prek të gjithë kombin shqiptar. Ka shumë kohë që rrotullohet sa ndikon edhe psiqikën e atyre që na shohin. Duke na thënë nuk lënë gjë pa bërë, të marrin edhe veshkën dhe ikin me vrap, zemrën po por tjerat jo”, tha Rama.