Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj ka kritikuar gjuhën dhe retorikën e përdorur nga politikanët në Kuvendin e Shqipërisë, një ditë pas përplasjes që pati me opozitën kryeministri Edi Rama i cili lëshoi një lumë sharjesh e ofendimesh.
Këtë gjuhë dhe retorikë politike, Xhafaj e bëri fajtore dhe për largimin e të rinjve nga vendi.
“Një legjislaturë shpërfillëse më e dobët se kurrë. Fryma e debatit normal, konsensusit politike, etikës poltike, është zëvendësuar nga konflikti i ashpër politik i ndërtuar mbi batutën fyese, shprehjet përcmuese e jo rrallë ordinere, gjuhën e baltës dhe shpifjes.
Kjo lloj qasje është shndërruar në noralitet e instrument i të ashtuquajturës luftë politike.
Në këtë kohë kur kemi realisht një krizë ekonomime të përbotshme, e pse jo shkëndija konfrontimi force në Ballkan kjo mungesë përgjegjëshmërie për të dialoguar qetësisht për cështje kaq madhoe nuk e nderon këtë sallë por e turpëron para kombit.
Ka shumë arsye pse në këtë legjislaturë të bësh debat të këtij niveli, por një gjë është e sigurtë, kljo sallë e cfarë ndodh këtu një nga arsyet kryesore pse ka shfira kaq të larta negativiteti në sondazhet e barometrave të ndryshëm që na ndëshkojnë fort por dhe pse ka kaq shumë pesimizëm, mosbesim e dëshpërim jashtë saj e vecanërisht tek të rinjtë dhe pse një pjesë e tyre vijojnë të largohen nga vendi.
Ko retotrikë e turpshme ca më keq ka dalë dhe jashtë kësaj salle në gjuhë të huaj ku vendi po shënjohet si simbol i shumë të këqijave. Dëm më të madh nuk mund t’i bëheet imazhit të vendit e sidomos mijëra shqitparëve që po enden dyerve të botës për një jetë më të mirë. Jemi përfshirë në këtë vorbull ethesh pushteti e marrëzie politike”, tha Fatmir Xhafaj.