schedule11:39 – 11 Shkurt, 2022
Në mbledhjen e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, kryetarja Jorida Tabaku zbuloi sot një shkresë, ndërsa tha se Ermone3la Felaj ëhstë në konflikt interesi, pasi ka qenë e përfshirë në koncesionin e inceneratorit të Tiranës.
Sipas Tabakut, Felaj kur ka qenë ministre e shtetit, nëpërmjet shefes së kabinetit të saj, Rovena Voda ish zv.ministrja e Brendshme, që sot ndodhet në arrest shtëpie ka dhënë dakordësinë për procedurat korruptive sipas saj për këtë incenerator.
Lexo edhe: Inceneratori i Tiranës, Tabaku: Ermonela Felaj e përfshirë në procedurën e koncesionit
Debati:
JoridaTabaku: Po të isha juriste nuk do kisha folur, se ka konflikt interesi, E rëndësime të mos i bëjmë avokati vjedhje. Do të flisni?
Ermonela Felaj: Po
JoridaTabaku: Veten paç në qafë
Ermonela Felaj: S’ka nevojë që të më bëni mua moral, dhe të kërkoni e guxoni e të interpretoni ligjin.