Debate te “Inceneratorët”, Tabaku-socialistëve: Dëshmitarët nuk janë në konflikt interesi

February 15, 2022
1 minut lexim

schedule16:50 – 15 Shkurt, 2022

Po zhvillohet me debate mbledhja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët. Anëtarët e PS kundërshtuan fillimisht dëshminë e gazetarit Jetmir Olldashi, për të cilin thanë se është i dënuar. Por kjo u kundërshtuar nga opozita, pasi Olldashi nuk ka një vendim të formës së prerë nga Apeli.

Po ashtu socialistët kundërshtojnë edhe dëshminë e gazetarit Artan Rama, për të njëjtat pretendime, duke theksuar se është në konflikt interesi pasi është në proces gjyqësor me të akuzuarit. Kryetarja e komisionit Jorida Tabaku sqaroi se dëshmitarët nuk janë në konflikt interesi.

“Që të mos interpretojmë ligjin secili si ka qejf vetë.  Neni 18 i Rregullores së “Komisionit Hetimor” thuhet që: “Dëshmitari informohet në mënyrë të posaçme për të drejtën për të refuzuar dëshminë, në dispozitat që përcakton Neni 157 dhe 158 i Kodit të Procedurës Penale”, që reflekton njëkohësisht edhe konfliktin e interesit.

Janë dy raste kur ka konflikt interesi sipas këtyre dy pikave

  1. Dëshmitari kur ka një lidhje familjare me personat e përfshirë
  2. Kur ka një marrëdhënie biznesi

Unë ju citova këtu nenin, ku zv.kryetarja e Komisionit ka qenë e përfshirë në procedura dhe gjykonte që nuk kishte konflikt interesi, ndërkohë që ishte pjesë vendimmarrëse. 

Ne tani po diskutojmë për tre kriminelë në kërkim ndërkombëtar “Pse na kanë hedhur në gjyq?” Na kanë hedhur në gjyq të gjithëve ne. Të gjithë ne që po diskutojmë këtu na kanë hedhur në gjyq. Dhe nuk e diskutoj fare si konflikt interesi”, tha Tabaku. g.v/

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

E FUNDIT/ Alarm për bombë në stacionin e autobuzëve në Prishtinë

Story i radhës

KShZ nis procedurat, zgjedhjet lokale në Mavrovë Rostushë dhe Qendër Zhupë

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë