debate te forta gjate komisionit per territorialen idajet beqiri i kthehet avokatit te metes jemi nje krahine invalide 6a03b9311343a

Debate të forta gjatë komisionit për Territorialen, Idajet Beqiri i kthehet avokatit të Metës: Jemi një krahinë invalide

May 13, 2026
min lexim

Gjatë dëgjesës në Komisionin për Reformën Territoriale në Fier, avokatët Kujtim Cakrani dhe Idajet Beqiri janë përfshirë në një debat mbi përkatësinë administrative dhe historike të Cakranit, nëse ai duhet të jetë pjesë e Fierit apo me Mallakastrës.

Avokati i ish-presidentit Meta propozojë që Cakrani të bëhet bashki, sepse sipas tij, pa të nuk mund të quhet as qyteti i Fierit apo Mallakastës.

Avokati shtoi se Cakrani është identiteti kombëtar dhe që të bësh reformë administrative duhet të merret parasysh edhe historia e vendeve.

Kujtim Cakrani: Nuk është fare fakti që jam sot këtu për një propozim. Cakrani duhet të bëhet bashki. Pa Cakranin nuk ka Fier, nuk ka Mallakastër, është identitet. Ju nuk kuptoni dot se jeni injorantë. Duhet të kuptoni diçka. Historia nuk fillon sot, as në 2045, as në 2013. Historia është këtu. Cakrani është identiteti kombëtar. Që të bësh reformë administrative duhet të merret parasysh historia. Cakrani quhej që në kohën e Perandorisë Osmane Republika e Cakranit sepse sot, që ne po flasim, është një nga krahinat më të pasura nga pikëpamja ekonomike. Ku shkojnë të gjitha këto burime natyrore? Këta që vizitojnë qytetet europiane me paratë e vjedhura të korrupsionit shkojnë e vizitojnë, na mburren tani dhe bëjnë foto. Problemi është që unë jam këtu për t’ju thënë që, nëse doni të bëni një reformë funksionale identitare, duhet të merren për bazë të gjitha këto. Faktori kryesor është gjeografik. Më thoni çfarë historie ka Roskoveci?

Këta nuk durojnë dot sepse më ndërpresin fjalën. Unë e di që janë tip rebeli. Ja kush janë këta. Këta janë banda e hajdutëve. Ju nuk e kuptoni çfarë do të thotë Cakrani. Zoti Boçi, unë e kuptoj që ju doni të zgjeroni shërbimet dhe t’i jepni një pamje tjetër Shqipërisë. Nuk është e vërtetë që BE na kërkon reformën territoriale që të na pranojë. Vetëm një kusht kanë ata, që ju mos të vidhni.

Nga ana tjetër avokati Beqiri, i cili ka pasitur edhe ish-presidentin Meta iu kundërpërgjigj kësaj deklarate duke u shprehur se nëse nga Mallakastra hiqen 11 fshatrat e Cakranit, ai qytet nuk mund të quhet më Mallakastër.

Idajet Beqiri: Në emër të komunitetit mallakastriot, vlerësoj frymën e këtij komisioni sepse shohim që sikur ka një avancim. E vlerësojmë reformën e 2015 dhe themi që ka arritje serioze, por ka vend për përmirësime. Duhet të përmirësojmë ato gjëra që nuk kanë dhënë efektin e duhur. Krahina e Mallakastrës, duam s’duam ta pranojmë, është një krahinë invalide. Nga 84 fshatra sot ka 41. Nëse ti i heq 11 fshatrat e Cakranit nuk quhet Mallakastër. Pylli i Gjorgozit është i Mallakastrës, po ma hoqe nuk jemi në rregull. Mallakastra nuk ka rafinerinë sot, por ka naftën, Ballshin. Po mendove që meqë nuk ka rafinerinë sot dhe hajde ta heqim, kjo do të ishte vetëvrasje, por do ta bënit invalide gjithë atë krahinë. Sikurse nuk mund ta largosh Bylisin, Nikean nga Ballshi aty ku është, por duhet ta fuqizojmë nëse do flasim për turizëm historik.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ngjarje e pazakonte ne shkup policia kap ujkun ne mes te qytetit dhe e lidhin per nje shtylle pritet ekipi i kopshtit zoologjik 6a03a5ec9f9b0
Lajmi i mëparshëm

Ngjarje e pazakontë në Shkup: Policia kap ujkun në mes të qytetit dhe e lidhin për një shtylle, pritet ekipi i Kopshtit Zoologjik

shba ja ka perdorur arme ne vlere prej 24 miliarde dollaresh ne luften me iranin 6a03b97d49429
Lajmi i radhës

SHBA-ja ka përdorur armë në vlerë prej 24 miliardë dollarësh në luftën me Iranin

Të fundit nga

ShkoLartë