Debate për inceneratorin e Tiranës, Tabaku: Po merr peng komisionin. Veliaj: Gënjeni sistematikisht

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është akuzuar nga kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët se në kundërshtim me ligjin për vetëqeverisjen vendore ka dhënë miratimin për projektin e inceneratorit të Tiranës, në një kohë kur kjo kompetencë i takonte Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Ndërkohë sipas Veliaj ka pasur një vendim të Këshillit Bashkiak. Ai ka shtuar se prona nuk është e Bashkisë por e qeverisë pasi është pronë shtet.

Tabaku dhe Valiaj kanë pasur debate të fortë në Komisionin Hetimor. Sipas Veliajt nuk është folur në emër të qarkut por të bashkisë së Tiranës, duke theksuar se kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku, gënjen.

Pjesë nga debati:

Veliaj: Po ju betoheni?

Tabaku: Kjo që po bëni është e pa ndershme.

Veliaj: Duhet të më lësh të përgjigjem.

Tabku: Më lër të vazhdoj pyetjen .

Veliaj: Nuk bën dot pyetje pa marrë përgjigjen.

Tabaku: E dëgjova.

Veliaj: Është minimumi i mirësjelljes.

Tabaku: Është e pandershme të vish të marrësh peng këtu komisionin.

Valiaj: Janë me vulë dhe me emër të bashkisë së Tiranës.

Tabaku: Fokusohuni tek pyetja.

Tabaku: Zhurmuesin e keni bërë ju.

Veliaj: E pandershme ju bëni pyetjen dhe nuk merrni përgjigje.

Tabaku: Prona e landfillit a është në pronësi të Bashkisë?

Veliaj: Ja ku e ke . Pronësia është e qeverisë. Është pronë në shtet. Ju gënjeni sistematikisht dhe thoni që nuk ka vendim të Këshillit Bashkiak. Ndaj them unë që duhet të betoheni.

 

Story i mëparshëm

Siria mbështet vendimin e Rusisë për Donbasin

Story i radhës

Canadian Regulator Reports Coinbase, Kraken CEOs’ Crypto Custody Tweets

Të fundit nga