Debat për arritjet dhe përfitimet nga masa për Vetëpunësim nga Plani Operativ

-ads3-

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska bashkë me drejtorin e Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bekim Murati dhe komunikologun Bojan Kardollov, u takuan me të rinj në Qendrën e Sipërmarrësisë Sociale dhe biseduan për përfitimet dhe arritjet e masës për Vetëpunësim nga Plani Operativ të cilin e zbaton Ministria e Punës dhe Politikës Sociale bashkë me Agjencinë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ministrja me fjalimin e saj hyrës i përshëndeti të rinjtë e pranishëm dhe i inkurajoi që t’i shfrytëzojnë masat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ajo theksoi se çdo ide mund të realizohet dhe se masa për vetëpunësim mund ta mundësojë këtë, njoftoi MPPS. Ajo e sqaroi masën për vetëpunësim.

“Ajo që ofrohet me këtë masë është mbështetje financiare prej 5.000 eurove për një person dhe 10.000 eurove për partnerë të cilët duan bashkë të hapin biznes dhe ta udhëheqin bashkë”, tha ministrja.

Për suksesin e deritanishëm të Planit Operativ edhe për planet e ardhshme foli edhe drejtori i Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqesonisë së Veriut, Bekim Murati.

“Këtë vit për realizimin e Planit Operativ është planifikuar buxheti më i madh deri më tani, mbi 32 milionë euro, i cili është planifikuar të përfshijë 14.536 persona. Veçanërisht dua të theksoj masën Trajnim për aftësi të avancuara të TI-së, për të cilën këtë vit mbulimi i planifikuar është dyfishuar dhe arrin në rreth 800 persona. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet suksesi i Garancisë për Rininë, ku në vitin 2022 u bashkuan 20.185 të rinj të papunë, nga të cilët 43% brenda një periudhe 4 mujore u punësuan ose iu bashkuan njërës nga masat aktive të punësimit”, tha Murati.

Komunikologu Bojan Kordallov foli edhe për rëndësinë e lirisë te të rinjtë siç është mundësia që vetë të vendosin për vete dhe të zgjedhin çka, si dhe kur do të punojnë. Ai lirinë e tillë e lidhi me shfrytëzimin e masave të cilat i sjell MPPS bashkë me APRMV.

Story i mëparshëm

Reuters: Palët pranë arritjes së një marrëveshjeje bazë për tavanin e borxhit në SHBA

Story i radhës

Tuneli i Llogarasë, Rama: Po punohet me ritëm të lartë

Të fundit nga