debakli ndaj arsenalit konfirmon nevojen e real madridit per te nenshkruar por klube ende po heziton 68082c84bf93f

Debakli ndaj Arsenalit konfirmon nevojën e Real Madridit për të nënshkruar – por klube ende po heziton

April 23, 2025
min lexim

Fiaskoja ndaj Arsenalit ka nxjerrë më qartë se kurrë në pah nevojën urgjente të Real Madridit për të shkuar përtej një zgjidhjeje të thjeshtë në afatin kalimtar të verës. Për një kohë të gjatë, ideja që kishte bindur drejtuesit më të lartë të klubit ishte sjellja e dy lojtarëve: Trent Alexander-Arnold, mbrojtësit të djathtë të Liverpoolit, dhe Alphonso Davies, mbrojtësit të majtë të Bayern Munichut.  

Mirëpo këto dy emra nuk mjaftojnë. Mangësitë e dukshme në skuadër i detyrojnë “Los Blancos” të jenë shumë më agresivë në tregun e transferimeve – ndryshe nga vera e kaluar, kur bënë vetëm një lëvizje të madhe: 35 milionë euro për transferimin e Endrick nga Palmeiras, marrëveshje që ishte arritur që në vitin 2022. 

Situata rreth Kylian Mbappé, yllit të Paris Saint-Germain, i trazoi planet e Madridit, duke e bërë klubin të hezitojë për investime të tjera. Dhe në janar, sërish, nuk u ndërmor asnjë veprim konkret për përforcim në qendër të mbrojtjes – ndonëse krizat në këtë repart ishin të shumta. 

Trajneri italian Carlo Ancelotti, pavarësisht nëse qëndron apo jo në stolin madrilen pas këtij sezoni, kishte identifikuar dy mangësi thelbësore që verën e kaluar: mungesa në mbrojtje dhe mesfushë. Por drejtuesit e klubit nuk reaguan.  

Madje, edhe tani vazhdojnë të hezitojnë për të planifikuar shpenzime të konsiderueshme. Real Madrid ka nevojë për përforcime në prapavijë dhe në mesin e fushës, sidomos pas largimeve të kapitenit Nacho Fernández dhe legjendës Toni Kroos. 

Emrat e përfolur për t’i zëvendësuar janë Dean Huijsen, qendërmbrojtës holandez 19-vjeçar i Bournemouth, dhe Martín Zubimendi, mesfushori spanjoll 26-vjeçar i Real Sociedadit.  

Të dy janë profile ideale për detyrat e rendit dhe kontrollit në fushë. Por ka një pengesë të madhe: secili prej tyre ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh, që klubi madrilen i sheh me dyshim. 

Më kompleks dhe financiarisht më i vështirë është rasti i Florian Wirtz, mesfushorit ofensiv 21-vjeçar të Bayer Leverkusenit. Ai është ndër futbollistët më të kërkuar në Evropë, por klubi gjerman nuk lëshon pe: çmimi i tij nis nga 150 milionë euro – shumë e lartë për një lojtar që nuk është domosdoshmërish lloji që kërkon Real Madridi. 

Në të vërtetë, çmimet për lojtarë si Huijsen dhe Zubimendi nuk janë të paarritshme për një klub si Real Madrid, por pa ndonjë shitje të madhe, çdo hap në këtë drejtim do të nënkuptonte hyrje në një territor financiar që “Los Blancos” zakonisht e shmangin.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

haradinaj sjam kandidat per kryeminister hamza apo abdixhiku te dyte jane te mire 680828c56f826
Story i mëparshëm

Haradinaj: S’jam kandidat për kryeministër, Hamza apo Abdixhiku – të dytë janë të mirë

renault serik me i shtrenjte i prodhuar ndonjehere ne histori te kompanise franceze 68082d727201f
Story i radhës

Renault serik më i shtrenjtë i prodhuar ndonjëherë në histori të kompanisë franceze

Të fundit nga

Dhurata vjen “VONË” të enjten

Dhurata Dora paralajmëron këngë të re. Në një postim në Instagram ajo bëri të ditur se “VONË” do të publikohet të enjten në ora 20:00. Këngëtarja ka marr komente të shumta nga

Shitjet e Tesla-s bien në të gjithë Evropën

Shitjet e Tesla-s vazhdojnë të bien në të gjithë Evropën, edhe pse blerësit e makinave atje blejnë gjithnjë e më shumë automjete elektrike. Sipas mediave të huaja, shitjet e Tesla-s ranë ndjeshëm në
ShkoLartë