Dea amerikane thirrje qytetarëve të denoncojnë rastet e trafikut të drogave të forta, duke garantuar fshehtësi të burimit.
Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve ka njoftuar krijimin e një linje të re sinjalizimi për Shqipërinë, sa i takon informacioneve për rastet e trafikut të drogës apo pastrimit të parave.
Në një njoftim në Facebook Ambasada Amerikane bën me dije se DEA do të mbajë të fshehtë çdo të dhënë të qytetarëve.
Mesazhi i Ambasadës
Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve njofton një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: [email protected] Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.
Mesazhi i Ambasadës