Mesfushori i Holandës, Marten De Roon thotë se Leo Messi ishte një ëndërr që u bë një makth, por është krenar për bashkatdhetarët e tij pavarësisht eliminimit të tyre në penallti kundër Argjentinës.
Holandezët bënë një rikthim tronditës, duke shënuar dy gola në 20 minutat e fundit të ndeshjes së tyre çerekfinale të Kupës së Botës kundër Argjentinës të premten, dhe duke detyruar amerikano-jugorët të fitojnë një vend në gjysmëfinale përmes penalltive.
Mesfushori i Atalantas, De Roon, një nga katër lojtarët e Serie A të përfshirë në kombëtaren holandeze, ka reaguar për humbjen e kombëtares së tij në rrjetet sociale.
“Kur isha fëmijë dëgjova babanë tim duke folur për makthin e Argjentinës”, shkroi ai në “Twitter”.
“Messi ishte ëndrra e çdo lojtari. Sot luajta kundër ëndrrës që u bë një makth. Urime Argjentinës, por jam shumë krenar për këtë skuadër.”, ka shtuar ai.
Në gjysmëfinale Argjentina do të ballafaqohet me Kroacinë.