De Riu: Marrëveshja RAI-RTK, mundësi e mirë për njohjen e kulturës italiane

min lexim

Me rastin e fillimit të Javës së Kulturës Italiane në Kosovë, ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, ka vizituar Radio Kosovën. Në një intervistë në emisionin “Metropol” ka folur për kontributin e Italisë në sektorin e sigurisë në Kosovë, por edhe në aspektin kulturor.

Ambasadori italian, Antonele De Riu, është pritur nga drejtori i Radio Kosovës, Arsim Halili, i cili e ka njoftuar nga afër me hapësirat e Radios, por edhe me punën që bëhet në të dy kanalet. Më ketë rast, ambasadori De Riu, vlerësoi zhvillimin dhe rolin e Radio Kosovës për dëgjuesit e saj.

“Më ka bërë shumë përshtypje, modernizimi i ambienteve në Radio, që është bërë viteve të fundit. Është shumë me rëndësi, se sot pa avancim të teknologjisë, është shumë e vështirë që të ketë konkurrencë me radiot e tjera dhe televizionet. Përshtypja që kam pasur përmes kësaj vizite është se Radio Televizioni i Kosovës është duke u përditësuar me kohën”, tha De Riu.

Në emisionin “Metropol” në Radio Kosovë, ambasadori italian foli edhe rreth marrëveshjes që Radio Televizioni Italian RAI dhe RTK, tashmë kanë arritur.

“Kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme sepse do t’i mundësojë popullit të Kosovës që të njoh më mirë kulturën italiane në forma të ndryshme përmes mundësisë që të shoh filma, seriale televizive dhe dokumentarë. Pra është një mundësi që populli i Kosovës, të shohë një fotografi apo imazh të Italisë”.

Ambasadori italian, ka përmendur edhe rolin e Italisë për 25 vite rresht në aspektin e sigurisë dhe paqes në Kosovë.

“Angazhimi i Italisë për Kosovën në sektorin e sigurisë vazhdon në mënyrë të qëndrueshme.  Natyrisht, siguria stabiliteti janë shumë të rëndësishme, sepse përndryshe një vend nuk mund ta programojë të ardhmen e vet, por në të njëjtën kohë është e rëndësishme për ju të gjithë që të keni një mënyrë që vendi të hapet drejt botës, dhe në rastin konkret, që Kosova mund të hapet sa më shumë drejt Italisë”, deklaroi ambasadori italian De Riu në emisionin “ Metropol” në Radio Kosovë.

Java e Kulturës Italiane fillon sot dhe do të zgjas deri me 18 tetor.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

A do të dërgohet pr/ligji për përfaqësim të drejtë në Komisionin e Venecias? Mexhiti: Pse jo?

Story i radhës

Zelensky: Koreja e Veriut po dërgon ushtarë dhe armë në Rusi

Të fundit nga