De Paul te Ole: Tani mund të shijojmë Kupën e Botës

November 27, 2022
1 minut lexim

“Tani mund të shijojmë Kupën e Botës, diçka që nuk kemi mundur ta bëjmë në tre ditët e fundit”.

Këto fjalë nga Rodrigo De Paul te Olé përmbledhin lehtësimin e madh që ndjeu populli argjentinas pas suksesit themelor kundër Meksikës: “Ne dhamë gjithçka për t’u rikthyer dhe ia dolëm – nënvizoi ish-lojtari i Udineses – T

Tani për ne nis nje Boteror tjetër. Ishim shumë të bashkuar dhe mendoj se ishte evidente. Ne donim që turma ta kuptonte: për ata pak që kanë zbritur nga autobusi i festimeve te viteve të fundit pas vetem gjysme gjysmë ore, ftesa është të rikthehen, sepse ne nuk do t’i leme në tokë”, komenti i mprehtë i mesfushorit të Albiceleste.

Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, i cili foli në konferencën për shtyp pas ndeshjes kundër Meksikës, foli për Lionel Messin, kapitenin dhe numrin 10 që shpëtoi Argjentinën dje me një gol dhe një asist, duke shmangur lamtumirën e parakohshme për një Botëror që duhet ta shohë atë si protagonist.

Këto janë fjalët e tij për 10-shin argjentinas: “Jemi të vetëdijshëm që prej vitesh kemi në ekipin tonë lojtarin më të fortë në botë. Të shikosh atë duke luajtur është e mrekullueshme. E rëndësishme është që ai të jetë i lumtur dhe të kënaqet kur luan. Dje edhe tifozët e Meksikës u argëtuan”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Një e vdekur dhe 12 të zhdukur si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Itali

Story i radhës

​Një pamje e rrallë: Madonna publikoi pas shumë kohësh foto me fëmijët e saj

Të fundit nga

Mickoski kërcënon prokurorët dhe gjykatësit!

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi aksion të ashpër ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar, të cilët, siç thotë ai, nëse është e nevojshme, do të trajtohen ndryshe. Ai këtë e tha duke iu

20 të arrestuar për krime kibernetike në Kosovë

Njëzet persona jane arrestuar dhe rreth 120 mijë euro janë konfiskuar gjatë një aksioni policor në Prishtinë, Ferizaj, Kaçanik dhe Klinë, pas dyshimeve për kryerje të veprave penale “hyrje e paautorizuar kompjuterike”
ShkoLartë