De Ligt tregon diferencën

1 minut lexim

Bayerni i Munihut e nisi fushatën evropiane duke mposhtur Interin në “San Siro” 2-0. Pas ndeshjes, ish-mbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt, foli për Sky Sport si për suksesin ashtu edhe për aventurën e tij të re.

“Ndeshja ishte shumë e mirë, pa dyshim jo perfekte. Ne luajtëm lojën tonë. Edhe Interi luajti mirë, por në fund dolëm shumë mirë.”

I pyetur nga gazetarët, kuriozë për ndryshimin e futbollit italian me atë gjerman, holandezi u përgjigj:

“Po stërvitem me sulmuesi më të fortë në botë. Në fillim kam pasur vështirësi, por ditë pas dite mësohesh dhe përmirësohesh. Kjo është shumë e rëndësishme për mua.

Të dy kampionatet janë të vështira. Në Itali bën më shumë taktikë dhe skema, më pak intensitet dhe mbi të gjitha në sprint. Në fillim pata disa vështirësi me intensitetin e punës që bënim në fushë, por tani kam arritur formë të mirë”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

BE-ja do të kufizojë çmimet e energjisë elektrike dhe të gazit

Story i radhës

Nëna i feston ditëlindjen, Mozzik i dedikon fjalët më unike

Të fundit nga