Luis De La Fuente ka dashur shumë pak kohë për të treguar se mund ët drejtojë Spanjën drejt trofeve dhe niveleve më të larta.
Trajneri i iberikëve ka ndërtuar një makineri thuajse perfekte dhe ndonëse me lojtarë shumë të rinj në moshë, ka krijuar një ansambël loje fituese të shpejtë dhe spektakolare.
Fitorja ndaj Gjeorgjisë shërbeu për të treguar më së miri forcën e kësaj Spanje që është pretendente për trofeun e Euro 2024, teksa vendosi edhe emrin e trajnerit në historinë e futbollit iberik sa i përket drejtimit të përfaqësueses.
Për herë të parë në histori, Spanja nisi një turne madhor si Europiani apo Botërori, duke regjistruar katër fitore radhazi.
Pas suksesit 3-0 ndaj Kroacisë erdhën ata 1-0 ndaj Italisë e Shqipërisë, për të mbërritur deri te suksesi 4-1 ndaj Gjeorgjisë. Një seri që nuk kishte ndodhur as në vitet e arta të drejtimit të Luis Aragones apo Vicente Del Boskes, kur spanjollët u kthyen në superfuqinë e futbollit botëror.
Burimi: botasot.info