De Jong flet për presionin që kishte për t`u larguar nga Barça

min lexim

Frenkie de Jong ka folur në lidhje me thashethemet që e lidhnin me një largim nga Barcelona.

De Jong ka pranuar se ai u përball me presion nga kudo në afatin kalimtar për një largim të mundshëm nga Barcelona.

Interesi i Manchester United për mesfushorin De Jong nuk ishte sekret gjatë verës.

Ai ka përsëritur se nuk dëshironte të largohej nga Katalonja dhe pranoi se kishte presion të jashtëm që ai të bënte një lëvizje, duke përfshirë edhe presidentin Joan Laporta.

Duke folur për ‘Marca’ përpara ndeshjes El Clasico kundër Real Madridit, De Jong tha:

“Isha i qetë. Vendosa në maj që doja të qëndroja. Mendimi im nuk ka ndryshuar kurrë gjatë gjithë kësaj periudhe. Unë qëndrova i qetë. Por atëherë e dija se presioni do të fillojë të vijë… Po, nga gazetat, nga presidenti… Nga kudo në fakt. Por unë doja të qëndroja te Barça, kështu që nuk më hutoi kurrë.”

Mosgatishmëria e De Jong për t’u larguar kontribuoi që ‘Blaugrana’ të aktivizonte disa leva ekonomike në mënyrë që të regjistronte një mori nënshkrimesh të reja duke përfshirë Robert Lewandowski dhe Jules Kounde.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shenjat që ju thonë qartë MOS i jepni më një shans të dytë për takim

Story i radhës

“Shk*rdhat, do t’i këpus buzët”- Telefonata kërcënuese ndaj Martin Çeços pak sekonda pasi mbylli celularin me Tinën

Të fundit nga