Sulmuesi i Manchester City-t, Kevin de Bruyne e mohon se ka folur me ndonjë klub nga Arabia Saudite gjatë afatit kalimtar të verës që lamë prapa.
As-i belg këmbëngul se është plotësisht i përkushtuar tek kampionët në fuqi të Anglisë.
“Për të qenë i sinqertë, nuk kam folur me askënd”, ka thënë De Bruyne për mediet britanike.
“Ka pasur shumë lajme. Unë pata deklaruar se do të kem një verë të qetë dhe kështu është. Unë kam qenë në pushime për katër javë dhe me pas u ktheva në stërvitje. Nuk kam asgjë për të thënë”.
“Unë jam argëtuar gjatë kësaj verë dhe nuk kam folur me askënd”, ka pohuar reprezentuesi belg.
De Bruyne thotë se nuk është duke u nxituar për të ardhmen.
“Unë thjesht dua të ndihem mirë, të luaj futboll të mirë dhe kjo do të vijë në muajt e ardhshëm. Nuk kam nevojë të nxitohem”, ka përfunduar ai.
Burimi: botasot.info