Nevoja e harmonizimit global dhe lënia anash e krizave demokratike në raport me qasjen e shteteve ndaj Inteligjencës Artificiale u diskutua në panelin e sotëm “Qeverisja e AI në vitin 2026: AI, Pushteti dhe Demokracia në një botë multipolare” në Shtëpinë e Kosovës në kuadër të Forumit Ekonomik në Davos.
Jess Conser, shef apo AI Impact Oficer në Maginative tha se mbikëqyr mënyrën se si qeveritë funksionojnë në raport me Inteligjencën Artificiale. Ajo deklaroi se ka dhjetëra qeveri në botë të cilat dëshirojnë por nuk i kanë kushtet për adaptim me këtë realitet të ri digjital.
Drejtoresha për Inovacionin Digjital, Clara Guerra, përmendi që janë fokusuar në tre shtylla në raport me AI si shtrirja e saj në administratë, përdorimi sikurse me paketat Microscoft Office si dhe përshtatja me aplikacionet.
Combiz Abdolrahimi, shef global i çështjeve të Qeverisë Politikës Publike në “Service Now”, tha se duhet të ketë harmonizim për çdo vend por që duke lejuar që secili ta ketë kulturën e vet të mënyrës se si përdorin AI.
“Kemi një rrezik gjeo – politik sa i përket përçarjeve të demokracive dhe sistemeve të ndryshme. Mendoj se duhet t’i lëmë anash këto sfida. Si përfundim, të kemi një qasje të Kombeve të Bashkura në mënyrë që t’i përfshijmë të gjithë sepse fuqia e kësaj teknologjie është evolucion tepër i shpejtë dhe kjo na tregon se duhet të punojmë me të gjithë”, shtoi Brando Benifei, deputet i Parlamentit Evropian.
Burimi: botasot.info


