david largon idene per nje transferim te mundshem ne premier league 67dd6fe4907cc

David, largon idenë për një transferim të mundshëm në Premier League

March 21, 2025
1 minut lexim

Sulmuesi i Lille, Jonathan David, ka larguar idenë për një transferim të mundshëm në Premier League në fund të sezonit.

Me kontratën që i skadon në qershor, futbollisti kanadez kërkohet nga shumë skuadra, mes të cilave janë edhe Arsenal-i me Liverpool-in.

Megjithatë, në një intervistë të dhënë për “It’s Called Soccer”, sulmuesi ka thënë: “Mendoj se mund të përshtatem në çdo kampionat. Çdo kampionat ka karakteristikat e veta.

“Premier League është më e shpejtë dhe më fizike se kampionatet e tjerë. Unë jam rritur duke parë shumë ndeshje të La Liga-s dhe për mua, ky është kampionati i preferuar.

“Është kampionati që më pëlqen më shumë dhe do të doja të luaja aty”.

Një nga skuadrat e La Liga-s që interesohet për lojtarin është Barcelona, e tunduar nga ideja për ta siguruar sulmuesin me kosto zero.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

chatboti ai claude tashme mund te kerkoje ne ueb 67dd6ef66d6d5
Story i mëparshëm

Chatboti AI Claude tashmë mund të kërkojë në ueb

google permireson kerkimin ne gmail me al 67dd70d49a51e
Story i radhës

Google përmirëson kërkimin në Gmail me Al

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë